Është sekret publik se ndarja e brendshme brenda PDK-së është mes grupit të vjetër dhe atyre që këta i quajnë ‘Shtabi i Ysabelit’, pra lokalit që thuhet se është i Uran Ismailit.
E kulmi arriti natën e mbrëmshme pas përfundimit të tubimit përmbyllës të PDK-së kur në komunikatën për media të kësaj partie krahas fotove nga tubimi ishte përfshirë në attach edhe një foto e vet kësaj kafeje, çka tregon se menaxheri i shtabit duket të jetë edhe menaxheri i lokalit ‘Ysabel’.




