Ad image

Arrestohet një person, e sulmoi seksualisht një grua në Malishevë

Kosova News
Kosova News 09:29 -18/11/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Malishevë.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 për deri në marrjen e enjë vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaNews

Shpërndaje