KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çmimet e rrymës në Evropë të frikshme, Shqipërinë po e ndihmon Kosova
Ekonomi

Çmimet e rrymës në Evropë të frikshme, Shqipërinë po e ndihmon Kosova

Kosova News
Kosova News 21:00 -25/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimi i energjisë ka arritur një tjetër rekord në tregjet ndërkombëtare. Një megavat orë energji elektrike kushton 625 euro, ndërsa në pikun e kërkesës çmimi kalon vlerën 700 euro.

E ndodhur në këto kushte Shqipëria po prodhon përmes Kaskadës së Drinit të gjithë energjinë që përdoret për konsum.

Niveli në liqenin e Fierzës ka rënë në 275 metra, 10 metra poshtë mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe, ndërsa me prodhimin vendas po ndihmohet dhe Kosova, shkruan euronews.al

Komani dhe Vau i Dejës ndodhen në nivelin 174 dhe 73 metra, por prurjet në të gjithë hidrocentralet janë minimale.

Korporata Elektroenergjitike ka hapur disa tenderë për blerjen e energjisë elektrike, të cilat i ka anuluar për shkak të çmimeve të larta që kanë ofruar pjesëmarrësit.

KESH kërkon që të kontraktojë një sasi prej 20 mijë megavat orë për të siguruar energji në ditët e fundjavës, procedurë e cila nëse finalizohet pritet t’i kushtojë vendit një faturë shpenzimi ditor prej 6 milion eurosh në ditë.

Prodhimi i energjisë është ulur në të gjithë kontinentin europian për shkak të thatësirës e cila ka reduktuar jo vetëm prodhimin nga uji, por është ulur edhe shpejtësia e impianteve të erës, ndërsa impiantet nuklearë në Francë janë stakuar pasi nuk ka sasi të mjaftueshme uji për ftohjen e tyre.

Javët e fundit Qeveria shqiptare ka nisur një fushatë për kursimin e energjisë elektrike, ndërsa po përgatitet për t’i kërkuar Entit Rregullator të Energjisë ndarjen në fasha të faturës së energjisë dhe rritjes së çmimit për konsumin mbi 800 kilovat orë në muaj.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 25/08/2022 25/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?