KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Busti i Papa Klementit XI Albanit vendoset në Muzeun Historik Kombëtar
Kulturë

Busti i Papa Klementit XI Albanit vendoset në Muzeun Historik Kombëtar

Kosova News
Kosova News 10:35 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë, fondacioni “Papa Klementi XI Albani” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë kanë organizuar ceremoninë e dhurimit të bustit të Papa Klementit XI Albanit në ambientet e pavijonit të mesjetës. Muzeut Historik Kombëtar iu dhuruan edhe disa dokumente kushtuar Papa Klementit XI Albanit.

Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të shumtë. Zef Bushati, president i fondacionit “Papa Klementi XI-Albani” në ceremoni ka bërë përshkrim të rrugëtimit të bustit të Papa Klementi XI Albanit, si kishte lindur ideja dhe se si u realizua busti në saje të donacionit të familjes Barattini.

Drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar, Entela Çipa, ka cituar të dhëna biografike për këtë figurë të shquar.

“Më 18 dhjetor 1700, Albani u kurorëzua papë në Lateran të Romës. Krenaria e origjinës shqiptare u rishfaq edhe në momentin që ai u zgjodh papë, sepse emrit të tij të papërisë, që përkonte me emrin e lavdishëm të fisit shqiptar të Kelmendit do t’ia shtonte edhe mbiemrin e tij Albani, për t’u dalluar përpara gjithë botës se ishte shqiptar”, citohet të ketë thënë Çipa. Sipas saj, papa e bëri të qartë përkatësinë e tij edhe në rrugëtimin e mëtejmë.

“Ai praktikonte të dy emrat, Klement dhe Albani, duke i motivuar ata me botën shqiptare, sepse njëri emër ishte i një fisi të famshëm shqiptar dhe emri tjetër i vetë popullit shqiptar, të cilin e kishte në shpirt”, citohet të ketë thënë Çipa.

Klementi XI u lind më 23 korrik 1649 në Urbino. Ishte papa i 243-të i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 dhe deri më 19 mars 1721. Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti XII, ndërsa pasardhësi papa Inoçenti XIII. Papa Klementi XI – Albani vdiq m[ 19 mars 1721 mbasi e udhëhoqi Kishën Katolike për 21 vjet rresht dhe rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piu IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali II me 26 vjet. Sipas biografisë në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti XI u emërua sekretar i Brevave (dekreteve papnore). Më 13 shkurt 1690, emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i Kishës Katolike.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?