Përderisa, lufta ka shpërthyer gjithamdej botës, shqiptarët nga Kosova e Shqipëria tashmë kanë “pushtuar” bregdetin e Shqipërisë.
Me qindra pushues, vendas dhe të huaj, kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.
Krahas vijës bregdetare të Lungomares, por edhe plazheve të cilësuara si të luksit, pushuesit janë ndalur edhe në plazhet familjare.
Zvërneci ka qenë prej orëve të mëngjesit të kësaj të diele i tejmbushur nga pushuesit, të cilët duan të shmangin trafikun dhe janë në kërkim të hapësirës se bollshme, çmimeve më të ulta dhe sigurisht qetësisë.