KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell e quan arrestim kidnapimin e policëve të Kosovës, thirr takim në Bruksel
Politikë

Borrell e quan arrestim kidnapimin e policëve të Kosovës, thirr takim në Bruksel

Kosova News
Kosova News 17:25 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën. Ai ka bërë të ditur se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme në Bruksel.

“E dini se ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çka ka ndodhur në të vërtetë që ka shpirë në këtë arrestim”, ka thënë ai për gazetarët para nisjes së takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së me NATO-n.

Borrelli ka bërë të ditur se ndërkohë do t’i ftojë dy shtetet në takim.

“Në ndërkohë, duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren dhe duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një modalitet të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Tre policët e Kosovës, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës, janë kidnapuar brenda territorit të vendit nga forcat serbe. Sipas njoftimit të Policisë, policët ishin duke patrulluar në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në momentin kur thuhet të jenë rrëmbyer nga forcat serbe. Liderët e shtetit e kanë cilësuar akt agresioni dhe kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë të mërkurën se “kanë arrestuar tre policë tërësisht të armatosur brenda territorit të Serbisë”.

Që nga fundi i majit, veriu i Kosovës është përcjellë me tensione pasi serbët lokalë nisën protesta kundër hyrjes së kryetarëve të rinj të Leposaviqit, Zubin-Potokut e Zveçanit, në objektet komunale. Protesta në ditët e para ishte e dhunshme. Nga dhuna pësuan 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ofruar një propozim pesëpikësh për shtensionim. Ai ka thënë se gjithçka duhet të nisë nga “sundimi i ligjit”, për tërheqjen e grupeve kriminale dhe zvogëlim të numrit të pjesëtarëve të Njësisë Speciale.

Kryeministri Kurti e paraqet popozimin pesë pikësh të Qeverisë për shtensionim të situatës në veri

Nga BE-ja është propozuar që fillimisht kryetarët të mos ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.

Gjithashtu lexoni:

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

Kosova News 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?