Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUIN-it.
I pari i Qeverisë ka njoftuar të martën se u ka dhënë një propozim disapikësh ndërkombëtarëve për shtensionimin në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar gjatë konferencës një propozim pesëpikësh për shtensionim në veri të Kosovës.
Këtë propozim ka thënë se ua ka dhënë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it. Ka thënë se s’ka marrë përgjigje për këtë propozim.
Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.
“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, ka thënë ai për pikën e parë.
Pikë të dytë e ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë.
Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Në pikën e pestë, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen menjëherë në tavolinën e dialogut për normalizim.
Pika 1: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.
Pika 2: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës
Pika 3: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë
Pika 4: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri
Pika 5: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Bashkimi Evropian siguron një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike.


