KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blerim Devolli ai sheh hairin qeverisjes LDK-PDK në Prishtinë, para pak ditësh u nxjerr vendimi për ndërtimin e një kompleksi disamilionësh në kryeqytet  
Lajme

Blerim Devolli ai sheh hairin qeverisjes LDK-PDK në Prishtinë, para pak ditësh u nxjerr vendimi për ndërtimin e një kompleksi disamilionësh në kryeqytet  

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 09:41 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas disa telasheve e mosmarrëveshje që patën kohën e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dje edhe zyrtarisht shkëputën koalicionin qeverisës në kryeqytet.

Prishja e koalicionit u zyrtarizua vetëm pak minuta pasi që asamblistët  me shumicë votash votuan për anulimin e vendimit për shkëmbimin e pronave afër Badocit me prona komunale te vendi i quajtur Prishtina e Re, e ku lejohen ndërtimet e larta.

Mirëpo koalicionit qeverisës LDK-PDK është një person që para pak ditësh ia pa hairin.

Nuk i janë dashur më shumë se dy muaj që Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit të kryej procedurën e rishqyrtimit dhe të merr vendim e ricaktojë kushtet ndërtimore, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të kompleksit me banesa afariste-komerciale nga oligarku Blerim Devolli.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës më 22 nëntor 2023 ia pati anuluar lejen ndërtimore oligarkut Blerim Devolli për ndërtimin e një kompleksi me banesa afariste-komerciale në hapësirën te ish- Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë.

Për këtë siç pati raportuar KosovaNews, ministria pati gjetur se me këtë rast është vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Urbanizmit, nuk ka vendosur në mënyrë të drejtë për këtë çështje.

LEXO më shumë:

Ekskluzive: Qeveria e Kosovës ia anulon lejen ndërtimore oligarkut Blerim Devolli për ndërtimin e një objekti disamilonësh në ish-Fabrikën e Amortizatorëve

Ndërkohë që Komuna e Prishtinës, e cila deri tani drejtohej nga koalicioni qeveritar i LDK-së me PDK-në pak ditë më parë ka nxjerr një vendim tjetër, duke i hapur rrugë nisjes së ndërtimeve nga Blerim Devolli.

Në vendimin që mban datën 22 janar 2024, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës bën të ditur se iu janë ricaktuar kushtet ndërtimore kërkuesve.

“Lokacioni, për të cilën caktohen kushtet ndërtimore, përfshihet në kuadër të Planit Zhvillimor Urban – PZHU, miratuar me vendimin e KK Prishtinë 01 nr. 031 – 156871 dt. 27.08.2013, ku kjo zonë është e destinuar si “Zonë ekonomike” dhe pjesërisht rrugë e planifikuar… Gjendja ekzistuese e lokacionit sipas gjendjes kadastrale është parcela-tokë për ndërtim në sipërfaqe prej 58 mijë e 707 metra katrorë”, thuhet mes tjerash në vendimin e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prishtinës.

Kështu përveç bizneseve tjera të shumta, Blerim Devolli tani pritet të fillojë me ndërtime edhe në Prishtinë.

Devollët kanë numër të madh biznesesh dhe me disa prej tyre janë në kontekste me institucionet e vendit dhe me paditë e bëra nëpër gjykata vendore e arbitrazhe kanë marrë miliona e miliona euro nga institucionet- ndërmarrjet, duke dëmtuar kështu shtetin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

Kreshnik Llabjani 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?