KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie numri i të rinjve që aplikojnë për studime në universitetet e Kosovës
Arsim

Bie numri i të rinjve që aplikojnë për studime në universitetet e Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:55 -14/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Viteve të fundit ka rënie të numrit të të rinjve që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitete të tjera.

Profesorë universitarë dhe njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit janë: mos punësimi, konkurrenca, migrimi dhe kërkesa e tregut të punës për profile të caktuara.

Prej vitesh në Universitetin e Prishtinës ka rënie të numrit të studentëve, ku vetëm këtë vit janë rreth 1 mijë studentë më pak. Për profesionistët universitarë kjo është si pasojë e largimit të të rinjve por edhe konkurrencës nga kolegjet private.

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, fakultet i cili është ndër me të kërkuarit viteve të fundit, i tha RTK-së se kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij fakulteti është rritur shumë, për shkak të kërkesave në tregun e punës për këtë lloj profili.

“Programi ynë këtë vit ka shënuar një rritje në Universitetin e Prishtinës, duke e bërë programin më të kërkuar pas atij të mjekësisë. Kjo është si pasojë, sipas mendimit tim, për shkak të kërkesave të rritura në tregun e punës. Tani kemi konkurrencë shumë serioze nga kolegjet private dhe universitetet e tjera publike”, tha Rexha.

Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së janë shumë faktorë të cilët kanë ndikuar në rënien e numrit të studentëve ndër vite. 

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së njëri ndër faktorët është se të rinjtë pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të punësohen.

“Një prej arsyeve që ka rënie është që janë shkolluar ata të cilët arsimin e lartë e kanë marrë si mundësi të dytë, në anën tjetër kemi ikjen e të rinjve për shkak të migrimit dhe faktori tjetër është pa perspektiva”, tha Rexhaj.

E, për sa i përket rritjes së interesimit të të rinjve për drejtimet  kompjuterike e inxhinierike, Rexhaj tha se të rinjtë më mirë e përcjellin kërkesën e tregut të punës se sa vetë institucionet.

“Të rinjtë më mirë i përcjellin trendët e punësimit dhe kërkesat e tregut të punës se sa institucionet e arsimit të lartë. Më mijëra njerëz kanë diplomuar në profile të cilat nuk kanë qenë të kërkuara  nga tregu dhe kjo ka bërë të bjerë interesimi i të rinjve, pasi ka kryer universitetin dhe nuk është punësuar fare ose është punësuar në një profil tjetër”, tha ai.

Drejtimet, Letërsi Shqipe, Gjuhë Shqipe dhe Filozofi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga viti në vit po zbehën, duke rrezikuar edhe shuarjen në të ardhmen, në rast se vazhdon trendi i njëjtë. Këtë vit në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar vetëm gjashtë studentë, numër ky tejet i vogël e po ashtu shqetësues. Ndërsa,  në Drejtimin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 20 studentë, numër shumë më i ulët në krahasim me vitet e kaluara.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 14/08/2023 14/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?