KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit të shtetit
Lajme

Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit të shtetit

Kosova News
Kosova News 11:41 -22/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Besim Kelmendi ka paraqitur kërkesë përmes së cilës ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo kërkesë e Kelmendit, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është anuluar vendimi i Këshillit Prokurorial, me të cilin ishe shkarkuar nga kjo pozitë. Ndërsa, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi i Themelores, e cila ka theksuar se çështja është e gjykuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Siç jeni në dijeni më Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025 është anuluar Vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK.nr.1056/20 i datës 20.11.2025, ndërsa më Aktvendimin e Gjykatës së Apelit A.nr.1210/25 i datës 19.12.2025, është konfirmuar së cështja e ngritur sipas padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës është cështje e gjykuar sipas Aktgjykimit të më sipërm të Gjykatës Supreme. Bazuar në vendimet e sipërcekura gjyqësore dhe në situatën e krijuar në Këshillin Prokurorial pas nxjerrjes së vendimit të anuluar nga Gjykata Supreme, përmes këtij emailit zyrtar ua përcjellë Kërkesën time për të më liruar nga Pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokuroit të Shtetit, të cilën detyrë e kam ushtruar nga data 22 prill 2022”, thuhet në kërkesë.

Kelmendi ka theksuar se nuk ka aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe se ishte kërkesë e anëtarëve të Këshillit ta pranonte pozitën e U.D.

“Përmes kësaj kërkese ua rikujtoj edhe një here, juve dhe të gjithë qytetarëve, së unë nuk kam aplikuar fare për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe së në asnjë rast nuk kam shpreh interesim për të marr as pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përkundrazi ishte kërkesë e anëtarëve të Këshillit që unë ta pranoja ketë detyrë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe si rezultat i këtyre kërkesave, më datë 22 prill 2022, në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit, jam caktuar si Ushtrues i Detyrës ë Kryeprokuroit të Shtetit”, thuhet më tej.

Ndërsa, ai theksoi se pas gjithë situatës së krijuar në KPK dhe pasi konsideron që me vendimin e Supremes është arritur vendosja e ligjshmërisë dhe respektimit të standardeve ligjore, kërkon të lirohet nga detyra.

“Andaj pas analizimit të te gjitha rrethanave dhe situatës së krijuar në Këshillin Prokurorial, dhe në veçanti pas nxjerrjes dhe shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025, konsideroj së është arritur vendosja e ligjshmërisë dhe respektimi i standardeve ligjore të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Kjo arritje nuk është vetëm e imja por e të gjithë individëve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtar, të cilët kanë kërkuar respektimin e ligjshmërisë. Kërkesa ime për të më liruar nga pozita e Ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është një reflektim i vullnetit tim për të mbështetur reformën në Sistemin Prokurorial dhe për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së krijuar në Këshill, andaj shpresoj dhe besoj së të gjithë ju anëtarët e Këshillit do të gjeni forcën dhe vullnetin, jo vetëm për të aprovuar kërkesën time por edhe për të krijuar kushte normale për funksionimin e Sistemit Prokurorial”, thuhet më tutje.

Kelmendi zotohet se do të punojë me përkushtim për të mirën e sistemit prokurorial.

“Dhe krejt në fund, unë, si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, do të punoj më përkushtimin tim më të madh për të mirën e Sistemit Prokurorial, i pavarur, i pa anshëm dhe me profesionalizëm, ashtu siç më ka vlerësuar Këshilli Prokurorial kur më ka propozuar për të marr çmimin më të rëndësishëm të karrierës time – çmimin më emrin e heroit tonë kombëtar “Sali Çekaj”, si dhe në ditën kur ky Këshill Prokurorial më ka caktuar si Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në kërkesën e Kelmendit. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Kosova News 22/12/2025 22/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?