Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ndaj deklaratës së Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, i cili kërkoi që serbët të largojnë menjëherë barrikadat.
Kryeministrja serbe deklaroi se kjo i duket interesante.
“Interesante, ata nuk janë aq të zëshëm për paligjshmërinë e arrestimit të serbëve, për shembull Dejan Pantiqit, i cili u arrestua dje pa asnjë provë, apo kur policia e Kosovës shkel marrëveshjen e Brukselit duke hyrë të armatosur në komunat me shumicë serbe në veri me pushkë/tyta të gjata”, shkroi Bërnabiq në rrjetet sociale.
“Ata njerëz në barrikada shprehin qartë protestën e tyre dhe e bëjnë në mënyrë paqësore”, pretendoi ajo.
“E vetmja mënyrë me të cilën mund të dëgjohen, për fat të keq, është në barrikada”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.


