KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj: Pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajon dhe mbetet shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane
Politikë

Begaj: Pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajon dhe mbetet shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane

Kosova News
Kosova News 21:06 -14/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë, për sakrificën dhe përpjekjet e të gjithë atyre që, sipas tij, “kontribuan për lirinë dhe shtetësinë”.

I ftuar në ceremoninë e pritjes së organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, Begaj bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare dhe për anëtarësimin sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, i gjithë kombi shqiptar i gëzohen Pavarësisë së Republikës së Kosovës, rrugëtimit së saj dhe sukseseve që ajo ka arritur. Shqipëria e Kosova janë dy shtete të një kombi, kombit shqiptar. Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos  në fushën ekonomike midis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie. Nëse 26 vjet më parë diskutohej mbijetesa dhe çlirimi, nëse 17 vjet më parë pavarësia realizoi ëndrrën historike, gjenerata e sotme është përballësfidave të reja. Sot kërkohet një qasje e re  mjë qasje e re se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, Kosovën më të mirë, hapësirën shqiptare më të mirë, më të zhvilluar, më të begatë e më evropiane.”, tha presidenti Begaj në fjalën e tij.

Ai shprehu mirënjohje dhe nderim ndaj liderëve politikë, luftëtarëve të UÇK-së dhe gjithë shqiptarëve, që bënë realitet ëndrrën për liri dhe pavarësi, të mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë dhe NATO.

“Kosova e fitoi pavarësinë e saj përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal tëi ish- Jugosllavisë. Ajo u ndërtua mbi sakrificat e mijëra burrave dhe grave që guxuan të ëndërrojnë një të ardhme në liri dhe më të mirë për fëmijët e tyre. Ajo u pagua me gjakun e dëshmorëve, me lotët e nënave, me dhimbjen e të shpërngulurve dhe ende të pagjeturve dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë para padrejtësisë dhe gjenocidit. Kauza e Kosovës bashkoi shtete e kombe. Ndërhyrja e NATO-s është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe jetëve njerëzore. Kjo pavarësi e Kosovës e arritur me gjak e sakrifica, duke patur në krah aleatët tanë dhe të duhurit, bëhet edhe më madhështore. Pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajonin tonë dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane. Pavarësia nuk mund të përkthehet vetëm në të drejta dhe liri,  por edhe në përgjegjësi. Përgjegjësi para qytetarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, përgjegjësi të cilat Kosova i ka mbajtur me shumë maturi. Brenda një kohe të shkurtër, Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, ka hedhur hapa gjigandë për të konsoliduar një shtet demokratik dhe funksional, që garanton të drejtat, një shtet që zhvillon procese të lira dhe demokratike zgjedhore. Institucionet janë forcuar, ekonomia e saj po rritet dhe shoqëria është aktive e kërkon përparim e mirëqenie. Shqipëria dhe Kosova, kombi shqiptar është aleati i përbetuar i vlerave Euroatlantike dhe ka mbështetjen më të madhe të këtyre vlerave në rajon e kontinent, një tregues tjetër ky i mençurisë për të projektuar të ardhmen dhe për të bërë zgjedhjen e duhur në kohë kaq të turbullta. Tregues të tillë meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje.”, tha Begaj.

Gjatë fjalës përshëndetëse, presidenti Begaj vlerësoi se pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajon dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, apeloi Bashkimin Evropian për të lehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre.

“Dëshiroj të apeloj Bashkimin Evropian për tëlehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre. Në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më  pro tij, Kosovën.”, tha Begaj.

Kreu i shtetit  u shpreh se “Në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më  pro tij, Kosovën.”

Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi autoritetet e Kosovës për arritjet gjatë këtyre 17 viteve në funksion të qytetarëve dhe demokracisë, duke përshëndetur edhe procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Kosova News 14/02/2025 14/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?