KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bastisja dhe ndalimi i Haxhi Shalës nga Specialja, reagon KMLDNJ
Lajme

Bastisja dhe ndalimi i Haxhi Shalës nga Specialja, reagon KMLDNJ

Kosova News
Kosova News 11:41 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) ka reaguar pas bastisjes si dhe ndalimit së ish-deputetit dhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala nga Gjykata Speciale, në Hagë.

Sipas tyre përmes një reagimi për media kanë thënë se të hënën persona të paidentifikuar në Banjë të Malishevës kanë bastisur shtëpinë e Shalës dhe më vonë të njëjtin e kanë dërguar tek zyrat e EULEX-it, në Prishtinë.

Në reagim tutje thuhet se “sipas informatave të KMDLNj-së, paramilitarët e Gjykatës Speciale nuk kanë shenja identifikuese”.

Po ashtu nga KMLDNJ thonë se arsyetimi i Gjykatës Speciale për bastisje dhe arrestime është e njëjta metodë që e ka zbatuar UDB-ja.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të KMLDNJ-së:

Më 11 dhjetor, persona të paidentifikuar në Banjë të Malishevës bastisën shtëpinë e luftëtarit të UÇK-së dhe më vonë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala të cilin e dërguan në bazën – burg të EULEX-it për ta marrë në pyetje. Kohë më parë i kishin konfiskuar telefonin. Haxhi Shala, i privuar nga liria natën e kaloi në bazën burg të EULEX-it, pa u informuar nga askush ai dhe familja e tij për fatin e tij. Dyshimet janë se sot do të dërgohet në Burgun e Gjykatës Raciste Speciale në Hagë ku po mbahen peng edhe 8 ushtarë të UÇK-së disa prej të cilëve në çastin e arrestimit ishin bartës të posteve më të larta politike dhe institucionale të Kosovës. Sipas informatave të KMDLNj-së, paramilitarët e Gjykatës Speciale që nuk kanë shenja identifikuese po tregohen të kujdesshëm gjatë bastisjeve për të krijuar një përshtypje se po i respektojnë standardet ligjore dhe të drejtave të njeriut gjatë këtyre inkursioneve kundër ushtarëve të UÇK-së dhe përkrahësve të tyre. Gjatë bastisjeve i pranishëm është edhe avokati të cilin e propozon i dyshuari. Është mbase jo vetëm koincidencë e rastit edhe kërcënimi që gjatë vizitës së fundit në Prishtinë e shpërndau Ekaterina Trendafilova, kryetare e parapaguar e kësaj Gjykate së Hashim Thaçi, president i Kosovës, Jakup Krasniqi për dy mandate kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit dhe Rexhep Selimi, shef i GP të LVV–së mund të dënohen me burg të përjetshëm dhe se bastisjet dhe aksionet tjera inkursuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmën.  Ky kërcënimi mbase u sforcua edhe pas takimit publik me disa ambasadorë  sikur edhe pas takimit me disa udhëheqës politikë kosovarë e që takimet nuk u bënë publike. Kërcënimet i vazhdoi edhe pasi u kthye në Hagë pas së cilës ishin tre bastisje dhe një arrestim, ky i Haxhi Shalës. Sipas infprmatave të KMDLNj–së nga terreni pakënaqësitë me këto bastisje nga persona të pidentifikuar dhe të panjohur në kohën kur kjo Gjykatë policët e Kosovës i angazhon si “punëtorë krahu“ për të rregulluar trafikun dhe për të krijuar përshtypje krejtësisht mashtruese se edhe Policia e Kosovës është pjesë aktive e këtij inkuzicioni përndjekës është në rritje dhe mund të dalë jashtë kontrollit. 

Arsyetimi i kësaj Gjykate për arrestime dhe bastisje është “pengimi i administrimit të drejtësisë“ paraqet carta bianca për veprime të pakufizuara dhe të pakontrolluara nga askush e, më së paku nga institucionet e Kosovës që nominalisht janë themelues të kësaj Gjykate. Në kohën e regjimit të ish – Jugosllavisë, UDB-ja serbe dhe jugosllave kishte shpikur një nen inkriminues që sanksiononte fjalën e lirë dhe lirinë e mendimit duke dënuar me burg të rëndë, prej 1 deri më 10 vjet të gjithë ata që flisnin për lirinë e shqiptarëve apo edhe që mendonin se duhet të jenë të barabartë me të tjerët. Ky nen ishte aq fleksibili sa krijonte mundësi të pakufishme për të burgosur, rrahur, vrarë dhe dënuar shqiptarë që e donin lirinë, qoftë edhe si ide, pa e ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Gjykata Speciale Raciste po e përdorë të njëjtën metodë që e ka zbatuar UDB-ja përmes ligjit për pengim të administrimit të drejtësisë mund të bastisë dhe arrestojë të gjithë ata që nuk duan të bëhen dëshmitarë, që përkrahin luftën e UÇK-së apo që nuk pajtohen me këtë Gjykatë. Mjafton që ndonjë dëshmitar i mbrojtur ta përmend emrin dhe paramilitarët e Speciales do t’i keni në shtëpi. Gjykata Speciale po përdorë dëshmitarë me dëshmi të sajuara, informatorë të BIA–së serbe dhe dëshmitarë të rekrutuar nga sigurimi serb, dëshmitarë të prokurorisë serbe dhe dëshmitarë nga Kosova të joshur me shumë përfitime, para, ndryshim të identiteti dhe strehim në një vend tjetër.

KMDLNj –ë denoncon publikisht këto kërcënime nga kryetarja Trandafilova si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria e që po mbahen në Hagë për faktin se në mënyrë flagrante po e shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë pasi i shpallë fajtorë të akuzuarit, ende pa përfunduar procesi gjyqësor.

KMDLNj–ë denoncon botërisht sajimin e përgjimeve ndaj pengjeve që po mbahen në Hagë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë pas së cilave, me propozim të PS ndaj tyre janë marrë masa represive si ndalimi i vizitave të paprivilegjuara dhe bisedave telefonike.

KMDLNj–ë denoncon publikisht deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk kërkojnë raport nga kjo Gjykatë për respektimin dhe shkeljen e identifikuara të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria çpasi po ky Kuvend ka votuar themelimin e kësaj gjykate. 

Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?