KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkëshortja e ish-policit të NJSO-së që po mbahet në Serbi: I thashë Kurtit të mos politizohet rasti
Lajme

Bashkëshortja e ish-policit të NJSO-së që po mbahet në Serbi: I thashë Kurtit të mos politizohet rasti

Kosova News
Kosova News 21:28 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkëshortja e ish-zyrtarit policor të NJSO-së, Arbnor Spahiu, Arieta Spahiu ka thënë se bashkëshorti i saj aktualisht është në gjendje jo të mirë emocionale me procesin të cilin është duke u ballafaquar tash e tetë ditë ku është ndaluar nga autoritete e Serbisë. Spahiu thotë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar që rasti i bashkëshortit të saj të mos politizohet.

Ish-zyrtari policor i NJSO-së, Arbnor Spahiu i cili u ndalua nga autoritetet serbe, po akuzohet për përfshirje në rastin Banjska.

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut, Arieta, thotë se kanë pasë një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilit thotë se i ka kërkuar të mos politizohet rasti.

“Po, takimi me Kryeministrin Kurti ishte i rëndësishëm dhe i nevojshëm, sidomos në këtë periudhë të ndjeshme. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe për nevojën që të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Theksova rëndësinë e transparencës dhe të shmangies së çdo ndikimi politik në proceset gjyqësore, përfshirë edhe rastin e bashkëshortit tim”, tha bashkëshortja e Arbnor Spahiut.

Spahiu në një intervistë për Tëvë1, theksoi se janë të shqetësuar si familje, me mënyrën e trajtimit të rastit nga autoritetet serbe.

“Deri më tani, ajo që dimë është se ai ndodhet në paraburgim. Avokatët janë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe presim që drejtësia të veprojë me profesionalizëm dhe pa anshmëri. Si familje, jemi të shqetësuar për mënyrën si po zhvillohet ky proces. nuk kemi komunikuar me te veq fizikisht e kam parë para gjykate në Subotic. Gjendja e tij fizike është stabile, por emocionalisht është në një situatë të vështirë. Qëndrimi në paraburgim pa prova bindëse është i rëndë për këdo. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë trajtim dhe për mungesën e qartësisë ligjore në proces”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë informacione për dëshmitarë shqiptarë kundër Arbnor Spahiut, ai deklaron se duhet të merren me rezerva dhe profesionalizëm deklaratat e çfarëdo personi, dhe të jetë proces i drejtë i gjykimit.

“Këto janë pyetje serioze që kërkojnë përgjigje të qarta nga institucionet përkatëse. Nëse ka dëshmi që përfshijnë dëshmitarë të tillë, atëherë duhet të analizohet me kujdes nëse kemi të bëjmë me një proces të drejtë apo me një narrativë të ndërtuar për qëllime të tjera. Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, por kërkojmë që ligji të zbatohet drejt dhe njëjtë për të gjithë. Nëse rasti i tij po përdoret për qëllime politike, kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme për vetë funksionimin e drejtësisë”, tregoi Spahiu.

Ndërkohë, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka konfirmuar se kanë dorëzuar dokumente te autoritetet serbe për Arbnor Spahiun, që i njëjti nuk ka qenë pjesë e operacionit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti nuk është pjesë e tyre nga viti 2022./Tëvë1

Gjithashtu lexoni:

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?