KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!
Lajme

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!

Kosova News
Kosova News 16:51 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Arieta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu – i cili ndodhet në paraburgim në Serbi që nga fillimi i qershorit – ka reaguar sërish me tone të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës, duke i akuzuar për heshtje dhe mungesë veprimi ndaj asaj që ajo e konsideron burgosje të padrejtë.

Në një deklaratë për televizionin Dukagjini, Spahiu theksoi se burri i saj po mbahet në kushte të rënda, pa asnjë provë të qartë dhe pa ndonjë ndërhyrje konkrete nga autoritetet shtetërore të Kosovës.

“Ku është shteti? Ku është kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, ministria e Jashtme, ambasadat? Çfarë po bëjnë për këtë rast të padrejtë? Asgjë! Me heshtjen tuaj, po e pranoni burgosjen e tij, po bëheni bashkëfajtorë!”, u shpreh ajo.

Spahiu ka kërkuar reagim urgjent nga të gjitha institucionet, duke theksuar se lirimi i bashkëshortit të saj nuk është një kërkesë për mëshirë, por një obligim shtetëror ndaj një qytetari të pafajshëm.

Në reagimin e saj të fuqishëm, të titulluar “MJAFT MË HESHTJE!”, ajo akuzoi drejtuesit e institucioneve për neglizhencë dhe braktisje të qytetarëve të vet.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë luftën publike për drejtësi dhe nuk do të ndalet derisa bashkëshorti i saj të lirohet.

“Unë nuk jam politikane, por kam zërin tim dhe dhembjen time. Dhe këtë zë do ta përdor çdo ditë, derisa ta trondit vendin!”, tha ajo, duke e cilësuar rastin si test të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë shtetërore.

Gjithashtu lexoni:

Hudhet poshtë ankesa e Salih Mustafës se dënimi me 15 vjet burgim ndaj tij shkel Kushtetutën

Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Brahim Shatrolli emërohet komandant i Policisë në Lipjan

U largua nga shtëpia para gjashtë dite, policia në kërkim të një personi nga Prizreni

Kosova me ngritje në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria bie për dy pozita

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për zëvendësimet e komandantëve të Policisë: Çdo veprim që ngrit gatishmërinë, ne e përkrahim
14:20 -10/07/2025
Hudhet poshtë ankesa e Salih Mustafës se dënimi me 15 vjet burgim ndaj tij shkel Kushtetutën
14:07 -10/07/2025
Ish-sportisti i NBA dënohet me 8 vite burg për përdhunimin e një 21-vjeçareje
13:56 -10/07/2025
Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard
13:49 -10/07/2025
Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri
13:33 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?