Kuvendi i Kosovës ka nisur në orët e paradites së të premtes një seancë të re plenare, në të cilën po mbahet një interpelancë me ministrin e Financave, e ku pati përplasje mes opozitës e opozitës lidhur me çështjen e pagave të mësimdhënësve.
E një fjalë rasti ka mbajtur edhe deputeti Dimal Basha, i cili mori fjalën menjëhërë pasi deputeti nga PDK, Ardian Kastrati dha kritika të shumta për situatën në arsim, duke i dhënë edhe epitete të ndryshme qeverisë.
Deputeti Basha ka ironizuar në këtë rast, duke thënë se është për keqardhje se si një person si Kastrati që është zënë në plagjiaturë u qanë hallin mësimdhënësve.
“Deputeti Kastrati po ju qan hallin mësimdhënësve e vetë është zënë se ka bërë plagjiaturë, apo më fjalë të tjera ka vjedh e bërë hajni. Nuk bësoj se dikush nga mësuesit dëshiron që të mbrohen e flet në emër të tyre një pesron i tillë”, ka thënë Basha.
Derisa foli për një koordinim mes SBAShK-ut dhe partive opozitare që kanë kundër shtetit dhe Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje dhe jo për hallin e mësuesve.
“Këta nuk e kanë qëllim përkujdesjen ndaj mësuesve, por ndaj SBAShK-ut. Reshit Kushaj është i dënuar një vit me burg për falsifikim, nuk besoj se mësimdhënësit duan të përfaqësohen nga njerëz të tillë…”.
Deputeti Basha tha se duhet të gjendet një zgjidhje, sepse nuk mund të bëhet ekzekutimi i pagave kundërligjshëm.
“Duhet të gjendet zgjidhje se nuk mund të bëhet ekzekutivi i pagave kundërligjshëm. Asnjë vend normal e demokratik nuk vepron kështu dhe tregoni pse po kërkoni të shkelen ligjet”, u është drejtuar Basha opozitarëve.
Ai në këtë rast ka përmendur e cituar fjalët e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut që kishte thënë se sindikatat janë të ndikuara nga politika dhe i kishte qujatur të paditur.
“Individë të paditur, nga kompleksiteti i përjetshëm i të qenit inferiorë, kishin vendosur një ditë të kapnin dijen me gjoks. Donin prestigj, autoritet e respekt; donin, të shkretët, siç ua merr mendja, të kapnin atë çfarë s’kapet pa mund e pa mend. Filluan me universitet e vazhduan me të mesme, me fillore e parashkollorë. Të paditurit u bënë profesorë, arsimtarë e mësues, u bënë edukatorë. Dhe kështu nisën fabrikën e paditurisë” shkruante dikur Abdixhiku., e të cilën e ka k
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku kohëve të fundit është bërë kritik i ashpër ndaj Qeverisë Kurti duke e lënë fajtore qeverinë për grevat në arsim të organizuara nga SBASHK-u.
Abdixhiku në parlament dhe në media vazhdimisht po u del në mbrojtje arsimtarëve dhe sindikatave edhe pse jo më larg se para tri viteve i quante sindikata parapolitike të kapura nga PDK-ja.
Madje në një opinion të publikuar në të përditshmen Koha Ditore Abdixhiku ishte treguar shumë i ashpër edhe ndaj gjithë sistemit arsimor në vend duke i përmbledhur në kolumnen e tij të gjithë profesorët, arsimtarët , edukatorët në një “llum” të paditurish e duke i etiketuar si “një fabrikë e paditurisë”./KosovaNews/


