KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Koha kur Abdixhiku i quante mësimdhënësit një llum që krijuan “Një fabrikë të paditurisë”
Politikë

Koha kur Abdixhiku i quante mësimdhënësit një llum që krijuan “Një fabrikë të paditurisë”

Kosova News
Kosova News 13:15 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku kohëve të fundit është bërë kritik i ashpër ndaj qeverisë Kurti duke e lënë fajtore qeverinë për grevat në arsim të organizuara nga SBASHK-u.

Abdixhiku në parlament dhe në media vazhdimisht po u del në mbrojtje arsimtarëve dhe sindikatave edhe pse jo më larg se para tri viteve i quante sindikata parapolitike të kapura nga PDK-ja.

Madje në një opinion të publikuar në të përditshmen Koha Ditore Abdixhiku ishte treguar shumë i ashpër  edhe ndaj gjithë sistemit arsimor në vend duke i përmbledhur në kolumnen e tij të gjithë  profesorët, arsimtarët , edukatorët në një “llum” të paditurish e duke i etiketuar si “një fabrikë e paditurisë”.

“Individë të paditur, nga kompleksiteti i përjetshëm i të qenit inferiorë, kishin vendosur një ditë të kapnin dijen me gjoks. Donin prestigj, autoritet e respekt; donin, të shkretët, siç ua merr mendja, të kapnin atë çfarë s’kapet pa mund e pa mend. Filluan me universitet e vazhduan me të mesme, me fillore e parashkollorë. Të paditurit u bënë profesorë, arsimtarë e mësues, u bënë edukatorë. Dhe kështu nisën fabrikën e paditurisë” shkruante dikur Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së në kolumnën e tij kishte përshkruar në mënyrë të hollësishme dhe kronologjike  gjithë degradimin e sistemit arsimor në vend duke thënë se një llum i tërë ka kapur një fabrikë dijeje, për ta transformuar në fabrikë paditurie.

“Dhe sot 16 vjet më pas, kur shikon në retrospektivë, kupton dhe nivelin e tmerrshëm e të frikshëm të një sistemi të presupozuar për të dhënë dije. Si i tillë, ky sistem pra, ka gjasën e një topi bore në ferr për të prodhuar dije – dhe përfundimisht rimëkëmbje mbi dije. E nuk po flas vetëm për arsimimin e lartë (aty vetëm se kulmon padituria), po flas nga klasa e parë – deri tek e fundja; po flas për të gjithë. Një llum i tërë ka kapur një fabrikë dijeje, për ta transformuar në fabrikë paditurie” shkruante Abdixhiku në kolumnen e tij të botuar në Kohën Ditore në vitin 2015

Madje këtë shkrim, në atë kohë Abdixhiku e kishte shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook.

Athua a meritojnë rritje të pagave këta punëtorë të arsimit që sipas Abdixhikut janë transformuar në një fabrikë të paditurish që prodhojnë analfabet, apo sot  këta janë një fabrikë votash  dhe duhet të trajtohen me dinjitet ashtu siç  po i trajton kryetari i tanishëm i LDK-së…?

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Lumir Abdixhikut, të publikuar më datë 15 Qershor 2015, në Koha.net:

https://archive.koha.net/index.php?category=&id=31&o=726&fbclid=IwAR0MWyTg96IsEGy0dceLJ68F7fjQItfhzPulZ6L1m6uXEnNsjjI7vnJdLJ8

Gjithashtu lexoni:

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

TAGGED: Lumir Abdixhiku, mësimdhënësit
Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?