Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar mbi përfundimin e sesionit pranveror të punës së Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe janë miratuar 105 ligje, 18 prej të cilave ishin marrëveshje ndërkombëtare.
“Ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019” ka shkruar Bajqinovci në facebookun zyrtar të tij.
Tutje, ai ka thënë se ky është një sukses i përbashkët dhe se Qeveria do të vazhdojë punën kësisoji përgjatë tërë mandatit.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Sot e përfunduam sesionin pranveror të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Plot 105 ligje i kemi miratuar brenda kësaj kohe (17.01-04.08.2022) nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.
Ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019.
Ky është një sukses i yni i përbashkët që e kemi arritur duke qenë në nivel të detyrës dhe kështu me përgjegjësi do të vazhdojmë gjatë tërë mandatit.
Ju faleminderit e na presin edhe shumë punë të mira përpara!