Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për programin e quajtur “Rruga e Re”, të paraqitur nga kryetari Lumir Abdixhiku në takimin e strukturave të partisë.
“Rruga e Re” e pa Kurtin është vetëm rruga për Prapashticë”, ka shkruar deputeti Bajqinofci në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se për disa muaj me radhë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar akterë të ndryshëm të jetës publike në Kosovë, duke prezantuar pjesërisht para tyre programin e tij ‘Rruga e Re’, që sipas tij është zgjidhja e vetme për Kosovën.


