KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bahtjari dhe Jonuzi akuzohen nga Specialja se tentuan ta bindin dëshmitarin të tërhiqte dëshminë dhe të mos jepte dëshmi
Siguri

Bahtjari dhe Jonuzi akuzohen nga Specialja se tentuan ta bindin dëshmitarin të tërhiqte dëshminë dhe të mos jepte dëshmi

Kosova News
Kosova News 16:14 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka publikuar aktakuzën e ngritur ndaj Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi të cilët janë arrestuar dhe dërguar në Hagë nën akuzën se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas Aktakuzën Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë theksohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Januzi dhe Bahtjari, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët “bashkëkryesi 1”, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzi dhe Bahtjari me “dëshmitarin 1”.

“Konkretisht, u takuan secili më vete me “dëshmitarin 1” për ta nxitur “dëshmitarin 1” që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, kjo sjellje tregon qartë synimin e Januzi dhe Bahtjari për të dëmtuar dhe penguar persona zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas aktakuzës Januzi dhe Bahtjari kontribuuan konsiderueshëm dhe ndërmorën veprime të konsiderueshme për kryerjen e veprave penale, duke u takuar individualisht me “dëshmitarin 1”, një person për të cilin besonin se i kishte dhënë ose kishte të ngjarë t’i jepte dëshmi DHSK-së/ZPS-së, duke i bërë presion “dëshmitarit 1” që të tërhiqte deklaratën, të jepte informacion të rremë, ose të mos jepte dëshmi, duke përdorur sjellje dhe gjuhë kërcënuese për ta frikësuar dëshmitarin 1, duke e kontaktuar dëshmitarin 1 kundër dëshirës së tij, ndër të tjera përmes telefonit dhe takimeve personale.

“Januzi dhe Bahtjari mbajnë përgjegjësi penale individuale për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtarë, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, VEPËR PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401(1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit. Pengim të personave zyrtarë për kryerjen e dëtyrës zyrtarë, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, Vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401(2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit. Dhe frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, Vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit”,  thuhet në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, të premten, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas njoftimit fletarresti ndaj tyre është lëshuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara, dhe se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Bahtjari dhe Januzi janë përpjekur të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 07/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?