Granit Plava është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Ademaj, një javë më parë në Prishtinë.
Vrasja e cila dyshohet se është kryer nga Granit Plava, gjithashtu dyshohet se është planifikuar nga Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës.
Ndërsa, Mursel Plava babai i të dyshuarit Granit Plava, ka rrëfyer për “Indeksonline” se si ndihet ai pasi djali i tij po akuzohet për vrasje.
Ai është kthyer nga Kroacia dy ditë më parë dhe thotë se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur me djalin e tij.
Ai shprehet me lot në sy dhe pohon se nëse Graniti ka kryer vrasjen, ai është i vdekur për të.
Gjithashtu, Murseli thotë se ende nuk është në gjendje ta takojë djalin e tij Granitin, i cili po akuzohet për këtë vrasje.
“Se kam taku, njëherë s’dua ta takoj. Dua të qetësohem s’jam në gjendje ta takojë njëherë. Kijamet është. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, ai është i vdekur për mua. Ai është i vdekur përjetë për mua”, ka thënë ai.


