KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK: Disa këngëtarë e hotele vazhdojnë të mos i deklarojnë fitimet
Ekonomi

ATK: Disa këngëtarë e hotele vazhdojnë të mos i deklarojnë fitimet

Kosova News
Kosova News 10:19 -19/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Valentina Bytyqi, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deklaroi se artistët dhe me theks të veçantë këngëtarët, janë vetëdijesuar për deklarimin e fitimeve, por kjo sipas saj, nuk bëhet nga të gjithë.

Ajo tha të hënën se këngëtarët, sallat e dasmave, hotelet dhe bizneset e tjera që merren me organizimin e ahengjeve, nuk po i kryejnë obligimet e tyre në deklarimin e fitimeve, që siç tha Bytyqi, zakonisht organizohen në periudhën maj-shtator.

“Institucioni ynë ka hartuar projekte specifike që do të monitorojnë për një periudhë të pacaktuar që është konstatuar se këta sektorë kanë shmangie tatimore. Këtu nuk hyn vetëm shmangiet, por ka edhe grupe të tatimpaguesve që s’i deklarojnë fitimet. Për të lehtësuar punën tonë, ne kemi hartuar këto projekte. E kemi dizajnuar projektin ku nuk hyn vetëm estrada, por edhe hoteleria gastronomia, stilistët…Ne e dimë që kryesisht periudha kur rritet aktiviteti i këtyre sektorëve është nga muaji maj deri në shtator të punës që kanë këtu industri. Organizohen dasma e evente të ndryshme, e për këta njerëz nevojiten shërbime, këto shërbime po i tatimojmë”, deklaroi në “SOT” të KTV-së, Bytyqi.

Zëdhënësja e ATK-së u shpreh se pos tatimit, disa biznese nuk po i deklarojnë as të punësuarit që i marrin për të punuar në sezonin veror. Ajo tha se rrjetet sociale ia kanë lehtësuar punën ATK-së në evidentimin e bizneseve dhe të personave që kanë të hyra, por që nuk i deklarojnë zyrtarisht në institucionin gjegjës.

Nëse një këngëtar ka kryer diku 40 koncerte brenda sezonit të verës, diku me hamendje, nëse është 5 mijë një koncert, ne shkojmë me mesatare plus i shtrohet ndëshkimi dhe interesi dhe gjoba.

“Ai e dëmton fitimin e tij për shkak të një neglizhence dhe mosdeklarimi. S’mund të konstatojmë një gjobë sepse kalkulohet nga shmangiet e konstatuara. ATK-ja ka tri vite që po del jashtë pritshmërive që kemi pasur në bazë të projeksioneve. Jemi përtej planit çdo 6 muaj. Në periudhën janar-maj 2023 janë 372.7 milionë të inkasuara, 60.2 milionë euro më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. E gjithë kjo është si rezultat i aktiviteteve që po i realizojmë, e fokusi që kemi ndaj sektorëve që kanë shkaktuar dëme në të hyra, por edhe në reformat që janë bërë”, shtoi ai.

“Kemi dyfishim të të hyrave që janë deklaruar, nëse flasim për janar e deri në maj, nuk zhvillohen shumë aktivitete të tyre, sa zhvillohen nga maji. Nga 2022-ta kemi 5 milionë euro qarkullim, ndërsa janari i 2023-s deri në maj, kemi 8.2 milionë euro qarkullim. I bëj thirrjeve këngëtarëve e artistëve që t’i deklarojnë, normat tatimore në Kosovë janë më të favorshmet në rajon dhe jashtë Ballkanit. Po zhvillojmë aktivitete në vazhdimësi, kemi një plan që është jashtë orarit të ATK-së. Inspektorët po punojnë gati 24 orë dhe po i vizitojnë të gjitha vendet ku organizohen dasmat e ahengjet”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

Kosova News 19/06/2023 19/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?