KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK publikon Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore: Çmimet në rritje, Prishtina kryeson me 6.5%
Ekonomi

ASK publikon Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore: Çmimet në rritje, Prishtina kryeson me 6.5%

Kosova News
Kosova News 15:06 -04/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB), një raport që mat lëvizjet e çmimeve të banesave në vend dhe që synon të ofrojë transparencë dhe standarde të unifikuara statistikore për tregun e pasurive të paluajtshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas të dhënave të prezantuara, çmimet e pronave banesore në tremujorin e dytë të vitit 2025 janë rritur për 4.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në rajonin e Prishtinës rritja arrin në 6.5%.

Drejtori Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, tha se për herë të parë në Kosovë publikohet një indeks i standardizuar për çmimet e pronave banesore. Ai thekson rëndësinë që ky indeks i jep vendit jo vetëm si statistikë vendore, por edhe si instrument për instrumente ndërkombëtare.

“Sot për herë të parë ASK e publikon një raport të rëndësishëm jo vetëm për vendin por edhe për institucionet ndërkombëtare. Është për herë të parë në Kosovë matet indeksi i pronave banesore në Kosovë. Ky indeks është në bashkëpunim të ngushtë me ekspertizën e Bankës Qendrore. Ky indeks është në harmoni me protokollin e Fondit Monetar. Është indeks i tetë që e prodhojmë. Ky është raporti i parë dhe do ta plotësojmë në ndërkohë”, tha ai.

Përfaqësuesi i Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), Kujtim Mustafa, ka sqaruar se procesi për krijimin e këtij indeksi nuk ka qenë i lehtë, sfidat më të mëdha vinë nga mungesa e harmonizimit ligjor dhe hezitimi për shkëmbimin e të dhënave ndër-institucionale.

“Me qenë se kemi kaluar sfidën e digjitalizmit të këtyre, sfidë është procesi ligjor ku shumë institucione akoma hezitojnë në shkëmbimin e këtyre informatave për shkak se thonë se bazuar në ligjin që kemi në institucionin tonë nuk mundemi me i shpërnda. Fatmirësisht ASK dhe AKK ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi shpërndarë të dhënat që posedojmë dhe i grumbullojmë prej të gjitha komunave në Kosovë”, tha ai.

Ilir Berisha, drejtor i statistikave në ASK, tha se indeksi ishte kërkesë e qeverisë dhe pjesë e marrëveshjes me FMN-në.

“Ky indeks ka qenë kërkesë e qeverisë në vitin 2023, në bazë të një marrëveshje me Fondin Monetar e cila ka qenë pikë e veçantë në këtë marrëveshje, një prej kushteve të plotësohet ka qenë edhe publikimi i këtij indeksi”, tha ai.

Gëzim Ahmeti, zyrtar i Statistikave të Çmimeve në ASK, prezantoi të dhënat kryesore të IÇPB-së duke theksuar trendin rritës ndër vite.

“Në nivel vendi çmimet e pronave banesore në tre mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2024 ka pasur rritje prej 4.2 për qind. Kurse te rajoni i Prishtinës shënojë një rritje prej 6.5 për qind, ndërsa për rajonet e tjera të vendit ka pasur një ngritje prej 0.7 për qind. Në këtë grafik kemi paraqitur ndryshimet vjetore në përqindje, janë ndryshimet mesatare duke filluar nga viti 2019 e cila është 2.1 për qind, në vitin 2020 0.2 për qind për shkak të pandemisë si dhe në vitin 2021 2.4 për qind, në vitin 2022 4.5 për qind, në vitin 2023 3.7 për qind si dhe në vitin 2024 4.0 për qind. Është paraqitur indeksi i çmimeve të pronave të banimit duke filluar prej vitit 2018 deri në vitin 2024 dhe në bazë të këtij grafiti e shohim se ka një trend ngritës, nga viti 2018 deri në vitin 2024 e cila ka arritur një vlerë të indeksit në 118.1 për qind”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 04/12/2025 04/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?