Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arianit Beqiri, ka thënë se Prishtina Parkingu i udhëhequr nga ish këshilltari i Isa Mustafës, Sokol Havolli, ka rezervuar 6 vende të parkingut për LDK-në.
Postimi i plotë i Beqirit:
“Prishtina Parkingu i LDK
Kjo ndërmarrje e kapur nga LDK, duke e emëruar Sokol Havollin në krye të saj, përveç problemeve pafund e këto ditë edhe rrahjeve, tani i paska rezervuar 6 vende të parkingut për LDK-në.
Prishtina, Për’sheshi i Përparim Ramës.”


