KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrijnë në Kosovë tre policët e kidnapuar nga Serbia
Politikë

Arrijnë në Kosovë tre policët e kidnapuar nga Serbia

Kosova News
Kosova News 14:08 -26/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policët e kidnapuar kanë arritur në Kosovë pas lirimit nga Serbia.

Ata janë liruar sot pas një vendimi të Gjykatës së Kralevës për mbrojtje në liri.

Tre policët kosovarë kanë mbërritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar, ku janë pritur nga kolegët e tyre.

Ata janë kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, teksa janë mbajtur në paraburgim nga ajo ditë.

Presidentja e republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar edhe një herë për lirimin e 3 policëve që ishin kidnapuar para 12 ditësh nga forcat specilae serbe në territorin e Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Twiter presidentja Osmani ka thënë se me gjithë lirimin e policëve kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës dhe shkelje të Marrëveshjes Teknike Ushtarake me NATO-n.

Presidentja Osmani për lirimin e policëve ka falënderuar patnerët përendimorë dhe në veçanti Shtete e Bashkuara të Amerikës

Osmani: 3 policët e Kosovës janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës
Policët kosovarë pas lirimit – Publikohet fotografia e parë

Kurse ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas lirimit të policëve ka thënë se Serbia vazhdon me lojërat e saj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se policët sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës.

Ka shtuar se ata do të bashkohen me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ministri Sveçla pas lirimit të policëve: Lirimi lajm i mirë, por përndjekja tregon se Serbia vazhdon me lojëra…

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të kidnapuar nga Serbia, ndërsa është thënë seakuzat e autoriteteve serbe ndaj policëve janë të motivuara politikisht.

Reagon MPJD: Akuzat e autoriteteve serbe ndaj policëve janë të motivuara politikisht

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Kosova News 26/06/2023 26/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?