Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Leposaviq pasi dyshohet se i njëjti ka dëmtuar dy shenja të trafikut, të cilat janë vendosur së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës.
“Vandalizëm – Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


