KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj, shtiu me pistoletë gjatë ahengut familjar
Siguri

Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj, shtiu me pistoletë gjatë ahengut familjar

Kosova News
Kosova News 19:50 -20/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Sipas njoftimit, Policia e stacionit në Ferizaj me datën 19.07.2024 rreth orës 00:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Epopeja e Jezercit” në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin D.I. (mashkull kosovar) i moshës 36-vjeçare, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut”.

I dyshuari D.I. është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura rë tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë).

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ” .

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia thotë se do të reagojë menjëherë.

Gjithashtu lexoni:

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Kosova News 20/07/2024 20/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?