KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen në Morinë katër persona për transport kontrabandë nga Kosova, përfshirë një doganier
Siguri

Arrestohen në Morinë katër persona për transport kontrabandë nga Kosova, përfshirë një doganier

Kosova News
Kosova News 12:25 -24/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës- Dibër, Sektori i Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Linja”, pas një hetimi me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit.

U kapën në flagrancë teksa transportonin me autobus, pjesë automjetesh, me vlerë rreth 8000 euro, të kontrabanduara nga Kosova, arrestohen 3 shtetas.

Gjithashtu, vihen në pranga 1 doganier i Degës Doganore Morinë dhe në hetim 3 punonjës policie të PKK Morinë, të dyshuar të implikuar në këtë rast.

Sekuestrohen mallrat (disqe automjetesh) e dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur proaktivisht, për goditjen e rasteve të transportimit të mallrave të ndryshme, nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri, u finalizua operacioni policor i koduar “Linja”, në kuadër të të cilit:

-u vunë në pranga shtetasit:
Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim;
Xh. Sh., 46 vjeç, me detyrë doganier në Degën Doganore Morinë, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 28 vjeç, H. K., 54 vjeç dhe B. Gj., 50 vjeç, punonjës policie, me detyrë kontrollorë në PKK Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shtetasit Sh. H., G. B. dhe I. H. u kapën në flagrancë teksa transportonin me një autobus që e drejtonte 53-vjeçari, disqe automjetesh, me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim, nga hetimet dyshohet se shtetasi Xh. Sh. ka bashkëpunuar me 3 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe se 3 të proceduarit duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Kosova News 24/06/2024 24/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?