KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia arreston dy zyrtarë në Obiliq, falsifikuan dokumente zyrtare
Siguri

Policia arreston dy zyrtarë në Obiliq, falsifikuan dokumente zyrtare

Kosova News
Kosova News 16:44 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, pasi të njëjtit dyshohen se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme.

Rasti ka ndodhur këtë të hënë dhe sipas komunikatës për media nga policia thuhet se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas një pune hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova relevante për të dyshuarit me iniciale (I. M.) dhe (A. G.), zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, për të cilët dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Çertifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme”, thuhet në komkunikatë.

Sipas policisë, lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme.

“Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është nxjerr përfundimi se: Si rezultat i keqpërdorimit të Autorizimeve nga personat e dyshuar (duke tejkaluar kompetencat e tyre, duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.

Mbi bazën e këtyre veprimeve siç thonë nga Policia, është krijuar dyshimi se të dyshuarit e lartcekur me iniciale dyshohet se kanë kryer veprën penale  “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sot me datë 04.12.2023, të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të Avokatëve Mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit, Prokurori i PTH në Prishtinë nxjerr Aktvendim mbi ndalimin e personave dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?