KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Aplikohet ligj europian”, BE i ndez dritën e gjelbër Italisë për emigrantët në Shqipëri
Rajon

“Aplikohet ligj europian”, BE i ndez dritën e gjelbër Italisë për emigrantët në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 16:00 -31/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Europian ndez dritën e gjelbër për Italinë që të sjellë emigrantë të paligjshëm në qendrën e pritjes në Shqipëri. Brukseli konfirmon se do të vazhdojë të ndjekë nga afër zbatimin e marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës, pas ndryshimeve të bëra sëfundmi përmes një dekreti qeveritar. Zëdhënësi i Unionit për Çështjet e Brendshme, Markus Lammert, tha se sipas informacioneve të BE-së, qendra do të funksionojë bazuar në ligjin kombëtar italian, çka përputhet me ligjin europian, prandaj vlerësohet se nuk ka asnjë pengezë për zbatimin e paktit.

“Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit për këtë dekret dhe për qendrën në Shqipëri. Jemi në kontakt me autoritetet italiane dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zbatimin e protokollit. Sipas informacioneve tona, ligji kombëtar Italian do të aplikohet për këtë qendër, siç ka qenë rasti deri më tani sa i përket kërkesave për azil. Në princip, kjo është në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian. Do të vazhdojmë që të monitorojmë zbatimin e protokollit dhe udhëzimet e reja, duke qënruar në kontakt me autoritetet italiane. Sa i përket zgjidhjeve inovative, kemi thënë se BE-ja është e gtashme t’i shqyrtojë ato, por gjithmonë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave themelore”, tha Markus Lammert, zëdhënës i BE.

Nga ana tjetër, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi modelin e Shqipërisë një sukses dhe tha se ai po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje. Në një video-mesazh në samitin për Sigurinë Kufitare në Londër, Meloni deklaroi se fillimisht modeli u kritikua, por tani edhe BE-ja po propozon krijimin e qendrave për riatdhesimin e emigrantëve në vende të treta.

Ndërkohë, qendra italiane në Shqipëri po ndryshon funksion dhe po zgjerohet me dekretin e miratuar të premten nga Këshilli i Ministrave në Romë. Megjithatë Italia po pret ende që Gjykata Europiane e Drejtësisë të vendosë për çështjen e ndalimit të emigrantëve dhe indikacionet për vendet e sigurta: një çështje që është në qendër të polemikave dhe tensioneve prej muajsh pas deklaratave të magjistratëve italianë, të cilët kanë kthyer pas çdo emigrant të transferuar për në Gjadër. 

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 31/03/2025 31/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?