KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Andrrat e thyera” të grave të vrara bëhen mural në Prishtinë
Kulturë

“Andrrat e thyera” të grave të vrara bëhen mural në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 12:07 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Andrrat e thyera” është murali i fundit i cili ka zënë një mur në një ndër rrugët me të frekuentuara të Prishtinës. Ky mural i cili ka në ballë dy gra, e që në shikim të parë bartin vuajtje dhe qëndresë, ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen e shoqërisë dhe institucioneve kundër dhunës ndaj grave.

Një mural gjigant në të kaltër e në mes të vendosura dy gra me fytyra të mavijosura nga dhuna ka kapluar një murin e një ndërtese në rrugën “Agim Ramadani’ në Prishtinë. I punuar nga artistja dhe piktorja e njohur, Fitore Berisha Alisdottir mural është revoltë ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave në Kosovë.

Artistja me përvojë 25-vjeçare në art dhe murale, Fitore Berisha për Prishtina Insight tha që ky mural është realizuar si formë e artit të mirëfilltë dhe ka qenë i nevojshëm që të realizohet në kryeqytet. Këtë mural, piktorja po e konsideron një revolucion ndaj ndërrimeve shoqërore.

Ndërsa arsyeja se pse ka vendosur ta pikturoj pikërisht në Prishtinë, artistja thotë që është murali ka më shumë kuptim dhe është ‘më i zëshëm’,  në kryeqytet aty ku është Qeveria dhe institucionet tjera të rëndësishme.

“Si artiste kam një ndjeshmëri të fortë emocionale ndaj padrejtësive. Me zemer të thyer për jetërat e humbura te grave nga dhuna e partnerëve të tyre,” thotë Berisha. Këtë vepër ajo e konsideron si një akumulim të dëshpërimit nga shoqëria dhe sistemi, që akoma nuk arritën të krijojnë një shoqëri ku këto tragjedi nuk ndodhin më.

Ky projekt i Berishës në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore ka filluar menjëherë pas pandemisë për shkak se sipas Berishës, rastet e dhunë në familje ishin shtuar, dhe numri i rasteve të raportuara ende është i madh.

Marigona Osmani, Sabile Mavrovqani, Zejnepe Berisha, Diana Kastrati, Hatije Dina, Valbona Ndreçaj dhe vajza e saj janë vetëm disa nga emrat e grave të vrarë nga partnerët apo bashkëshortët e tyre në Kosovë vitet e fundit.

Të dhënat nga Fondacioni Millenium Kosova të mbledhura gjatë pesë viteve nga 2016 deri në 2020 tregojnë se viktimat i drejtohen së pari Policisë së Kosovës. Gjatë pesë viteve, policia ka dorëzuar afër 7800 raste të dhunës në familje në Prokurorinë e Shtetit.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë raportuar në polici 2486 raste të dhunës në familje, prej tyre 1986 të raportuara nga gratë. Qyteti me më shumë raste të dhunës në familje të raportuara për vitin 2021 është Prishtina.

“Kam qenë e revoltuar shumë dhe për mua ka qenë e rëndësishme që sa më parë të krijoj vepër me mesazh të fortë për të gjithë ato gra që iu janë amputuar ëndrrat e tyre,” shtoi ajo. Piktorja ka dëshirë që të realizoj murale të tjera me mesazhe ndërgjegjësuese edhe në qytetet tjera të Kosovës./PI/

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?