KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori turk në Prishtinë: Mbështetja ndaj FSK-së nuk është kundër Serbisë
Lajme

Ambasadori turk në Prishtinë: Mbështetja ndaj FSK-së nuk është kundër Serbisë

Kosova News
Kosova News 18:57 -28/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Turqisë lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, ka thënë se “ky problem nuk ka zgjidhje ushtarake, por mund të zgjidhet me dialog”.Ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angili, ka thënë se mbështetja për forcimin e kapacitete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk është kundër asnjë shteti tjetër, përfshirë Serbinë.

Ai ka potencuar se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm me anë të dialogut.“Si Turqi, si shumë vende të tjera, ne besojmë se e vetmja rrugë për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dialogu. Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem, por mund të zgjidhet me dialog”, ka thënë ai në një intervistë për “Anadolu Agency“.

Angili ka theksuar Turqia është e gatshme të kontribuojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse palët e kërkojnë atë.“Politika jonë është e qartë, ne po përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie të barabarta dhe të bazuara në përfitime reciproke me të gjithë në Ballkan.

Kjo është e njëjta gjë për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit. Si e tillë, kjo forcon pozicionin e Turqisë si një aktor i besueshëm”, tha ai.Më tej ai ka shtuar se Turqia po kryen diplomaci intensive në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së shpërndarjes së energjisë elektrike që është duke vazhduar që nga viti 1999 në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.“Çështja e shpërndarjes së energjisë ishte një nga faktorët që thelloi krizën e besimit mes dy palëve në veri, sepse, çështja e energjisë gjithmonë shqetëson drejtpërdrejt publikun.

 Është një hap shumë i rëndësishëm që kjo është tejkaluar dhe është krijuar një kornizë e caktuar ligjore sipas ligjeve të Kosovës. Është një hap që mund të ndikojë pozitivisht në dosjet e tjera në procesin e dialogut, dhe në këtë pikë arritën edhe Kosova edhe Serbia duke ndërmarrë hapa të ndryshëm dhe duke u detyruar të veprojnë në mënyrë konstruktive, por edhe Turqia mbështeti rolin lehtësues të Bashkimit Evropian (BE).

Mund të them se po bëjmë diplomaci intensive me Qeverinë e Kosovës sa i përket Kompanisë Kosovare të Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS). Kjo na tregoi se, Kosova dhe Serbia mund të ndërmarrin hapa kur të dyja palët të shohin se po fitojnë dhe se po kujdesen për interesat e tyre”, ka theksuar ambasadori.Angılı ka shtuar se ai po vazhdon punën e tij me një agjendë intensive në Kosovë, ku ka bërë afër një vjet punë.

“Nuk më duket sikur jam në një vend të huaj. Ndër vendet ku kam punuar deri më tani, Kosova për mua është vendi më i afërt me Turqisë në aspektin kulturor, për sa i përket këndvështrimit të njerëzve për jetën, madje edhe në aspektin e traditës së ushqimit dhe gjeografisë”, tha ai.Angılı theksoi se ngjarjet që ndodhin në Ballkan ndihen thellë edhe në Turqi.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 28/12/2023 28/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?