KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada e Francës mbështet me bursa studentët kosovarë të nivelit master
Arsim

Ambasada e Francës mbështet me bursa studentët kosovarë të nivelit master

Kosova News
Kosova News 19:27 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

MAShTI dhe Ambasada e Francës nënshkruajnë marrëveshje për bashkëfinancim të bursave në nivelin master. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, kanë nënshkruar sot Marrëveshje për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, falënderoi shtetin francez për mbështetjen që ka dhënë për arsimin në Kosovë dhe për mundësitë që u janë dhënë në vazhdmësi të rinjve tanë për të studiuar dhe për tu ngritur profesionalisht në universitetet franceze. 

Ministrja theksoi se iniciativa e përbashkët për ofrimin e bursave për studentët kosovarë të nivelit të studimeve Master është në vazhdën e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e arsimit në mes të dy vendeve.

Ndërkaq, ambasadori i Francës, Oliver Guerot, është shprehur i kënaqur që kjo mundësi po u ofrohet të rinjve në Kosovë, e që studimi në këto universitete do t’i rrisë edhe mundësitë e punësueshmërisë së të diplomuarve.

Sipas kësaj Marrëveshje, përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të kritereve dhe profileve të përcaktuara nga MAShTI dhe Ambasada.

Studentët e përzgjedhur duhet të jenë studentë të dalluar, të diplomuar në institucione të akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Ata do të ndjekin studimet Master në universitetet më të mira franceze.

Kohëzgjatja e programit të bursave do të jetë gjashtë  (6) vjeçare dhe do të zbatohet në vitet akademike 2022/2023, 2024-/2025 dhe 2026/2027.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?