KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim dhe mashtrim me tenderë në Suharekë
Siguri

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim dhe mashtrim me tenderë në Suharekë

Kosova News
Kosova News 12:03 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë (6) personave, katër prej tyre zyrtarë komunalë dhe dy pronarë të operatorëve ekonomikë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se D.M., A.K., E.SH., dhe I.H., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së, ndërsa XH.K., dhe A.S., kanë kryer për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit D.M., dhe A.K., në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, me qëllim që t’i mundësojnë përfitim apo çfarëdo dobie pasurore për vete ose për personin tjetër i tejkalojnë detyrat e tyre zyrtare dhe gjatë zbatimit të kontratës për ndërtimin e rrugëve lokale “Fejzë Koliqi – Gashi”, “Smajl Sadria” dhe “Isuf Meta” në fshatin Javor, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për Prokurim Publik, duke aprovuar realizimin e punimeve dhe lejuar pagesa në vlerë prej 29,458.20 euro, ndonëse kontrata nuk ishte realizuar në tërësi, pasi rruga “Fejzë Koliqi – Gashi” nuk ishte ndërtuar fare. Me këto veprime, operatorit ekonomik i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në shumën prej 9,050 euro, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material.

Ndërsa, të pandehurit E.SH. dhe I.H., në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, lidhur me projektin për ndërtimin e rrugëve lokale “Hafir Gashi”, “25 Gushti” në fshatin Javor dhe “Osman Dalipi” në fshatin Luzhnicë, kanë aprovuar realizimin e punimeve dhe kanë lejuar pagesa në shumën prej 17,124.10 euro, edhe pse ishin në dijeni se rrugët “Hafir Gashi” dhe “25 Gushti” nuk ishin ndërtuar fare. Me këto veprime, sipas aktakuzës, operatorit ekonomik i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në shumën prej 6,439.82 euro, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material.

Ndërkaq, të pandehurit XH.K. dhe A.S., në cilësinë e personave përgjegjës të operatorëve ekonomikë kontraktues, akuzohen se nuk kanë realizuar të gjitha punimet e parapara me kontratat e prokurimit publik, ndërsa kanë paraqitur dokumentacion sikur punimet ishin përfunduar në tërësi, duke përfituar mjete publike në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Suharekës.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, si dënim plotësues, ka kërkuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve në shërbimin publik për të pandehurit.

Gjithashtu lexoni:

Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim

Kosova News 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde
14:38 -03/07/2026
Basha takoi dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjike
14:09 -03/07/2026
Kryeministri Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
13:39 -03/07/2026
Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës
13:32 -03/07/2026
Numri i të vdekurve në Francë rritet me 30% gjatë valës së të nxehtit
13:11 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?