KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak
Siguri

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kosova News
Kosova News 11:08 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit nga komuna e Istogut janë shprehur të pakënaqur lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila edhe në rigjykim e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Naim Elshani, dëshmitar tha se ky vendim është qesharak, duke treguar se ende i bart në trup plagët nga tortura që i është bërë.

“Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Ky vendim është qesharak. 12 vite burgim t’i merr një kriminel ku me sytë e mi e pashë në krim, tortura, i përjetova, ku ende sot plagët më kullojnë gjak. Domethënë, është tmerr. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këtë më kanë pushkatuar serbët dy herë. Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. Domethënë unë nuk kam sigurim, nuk kam mbrojtje, çdo ditë kërcënohem nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës. Unë jeta ime ka qenë në rrezik disa herë. Kam kërkuar mbrojtje nga prokurori, domethënë nuk më ka afruar mbrojtje. Unë edhe me shpenzimet e mia, me qindra herë kam ardhur që pesë vite. Kam kërkuar për transport për dëshmitarë. Nuk vijnë dëshmitarët që janë maltretuar gjatë viteve ’90 deri në vitin 1999. Unë domethënë këtu nuk pajtohem unë me këtë vendim. 12 vite burgim është shumë pak. 12 vite burgim një kriminel lufte me i marrë, kjo është çmenduri. Nuk, nuk ka drejtësi, unë nuk shoh drejtësi. Nuk e di ku është drejtësia. Unë sa di, vuaj pasojat. Unë nuk e di që 27 vite që mundem me i bë 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve që i kam. Nuk kam çfarë me shtuar unë. Unë ju përshëndes juve mediave, i përshëndes shqiptarët. Nuk kam çfarë me shtuar më shumë”, tha Elshani.

I pakënaqur është shprehur edhe dëshmitari tjetër Ylber Lipa.

“Pavarësisht zgjatjes, tejzgjatjes së procesit, së paku ne katër si dëshmitarë prej 32-ve që jemi sot, jemi të pakënaqur me vendimin, edhe pse e kemi parasysh se ligjet e asaj kohe me të cilat është dënuar, dënimi maksimal është 15 vite. Kjo tregon se është vërtetuar dënimi prej 12 viteve që është bërë në shkallën e dytë pas ankesës së avokatit të kriminelit Bajroviq.

Megjithatë, ne duhet të pajtohemi dhe duhet ta krijojmë besimin në gjykatat tona. Aq sa ka paraparë ligji, aq sa ka paraparë gjykata, dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti. Mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë, pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat. Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend. Shpresojmë që shteti ynë sa më shpejt të organizohet, të fuqizohet dhe të mos ndalet në hetimin dhe zbulimin e kriminelëve. Kaq”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve

Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas

Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Kosova News 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
15:43 -03/07/2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve
15:25 -03/07/2026
Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas
15:01 -03/07/2026
Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde
14:38 -03/07/2026
Basha takoi dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjike
14:09 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?