KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim
Siguri

Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim

Kosova News
Kosova News 10:52 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Ekrem Bajroviq nga Prokuroria Speciale po akuzohet për “krime lufte ndaj popullatës civile” në Istog dhe në fshatrat përreth në vitet 1998-1999.

Ky është vendimi i rigjykimit, pasi rasti ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme.

Fillimisht, më 19 korrik 2024, Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Bajroviqin dhe e kishte dënuar me 12 vjet burgim. Ky aktgjykim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 21 maj 2025, e cila kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vlerësuar se shkalla e parë kishte vendosur drejt.

Megjithatë, Gjykata Supreme, me vendimin e përpiluar më 4 dhjetor 2025, kishte miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Bajroviqit, avokatët Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq, dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryesuesi i trupit gjykues Avni Syla.

“Sot me datë 3.7.2026, në emër të popullit shpallim këtë aktgjykim. I akuzuari Ekrem Bajroviq, të dhënat personale si në shkresat e lëndës, gjykata e shpall fajtor për veprën penale krim i luftës ndaj popullatës civile, bashkëkryerje nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Andaj gjykata, u përmbahet neneve 4, 5, 6, 7, 8, 11, 12, 22, 25, 33, 34, 35, 38, 41, 51 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe nenin 368, 366 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, e gjykon të akuzuarin me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve. Në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim. Të akuzuarit Ekrem Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. Detyrohet i akuzuari që t’i paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 300 euro, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit në vlerë prej 100 euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil. Palët e pakënaqura me këtë aktgjykim kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kopjes së aktgjykimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. Arsyet më të zgjeruara për këtë çështje do t’i japim në aktgjykimin e përpiluar në shkrim, të cilin aktgjykim do ta pranoni në afatin ligjor”, tha Syla

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas

Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim dhe mashtrim me tenderë në Suharekë

Kosova News 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
15:43 -03/07/2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve
15:25 -03/07/2026
Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas
15:01 -03/07/2026
Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde
14:38 -03/07/2026
Basha takoi dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjike
14:09 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?