KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës për keqpërdorim në një tender
Siguri

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës për keqpërdorim në një tender

Kosova News
Kosova News 14:10 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.B., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, pika 2.1 e lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit B.B., në cilësinë e menaxherit të kontratës për tenderin “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, dhe B.K. në cilësinë  e mbikëqyrësit, kanë bërë veprime që kanë dëmtuar Komunën e Suharekës dhe i kanë mundësuar përfitime materiale operatorit ekonomik që ka fituar tenderin. 

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., dhe B.K., prej datës 22.05.2018  e deri me datë 22.10.2018, në Suharekë, në cilësinë e personave zyrtarë, i pandehuri B.B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin: ‘Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore’, i pandehuri B.K. në cilësinë e mbikëqyrësit  të projektit të njëjtë, i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt, ashtu që në kundërshtim me nenin 61 të Rregullave dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ – kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B.K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B.B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve, ashtu që në poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plasitifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyror, me ç’rast Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm material në shumë prej 6,839.42 € (euro), ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6,839.42 € (euro)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit, për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

MINTI zgjeron kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?