Në kuadër të Ditës së Flamurit, në Pejë u zbulua shtatorja e Smajl Hajdarajt, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, i vrarë 17 vjet më parë.
Në dritën e Festës së Flamurit, në Pejë është përuruar shtatorja e veprimtarit dhe atdhetarit të shquar Smajl Hajdaraj.
Kryetari i LDK së Lumir Abdixhiku tha se ish deputeti Hajdaraj ishte një intelektual qw tërë jetën e vendosi në shërbim të atdheut.
Ish komandanti i UÇK-së në Rugovë, Smajl Hajdaraj, u vra në atentatin e 17 janarit në hyrje të banesës së tij në Pejë. Në këtë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.


