KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK: Qeveria të mos e neglizhojë formimin e task-forcës për energjinë elektrike
Politikë

AAK: Qeveria të mos e neglizhojë formimin e task-forcës për energjinë elektrike

Kosova News
Kosova News 17:13 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë realizuar takim me drejtuesit e KEDS-it, për çështje që ndërlidhen me energjinë elektrike. Ata me këtë rast kërkuan që Qeveria të mos e neglizhojnë formimin e task-forcës për energji elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri pas takimit, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrin masa për furnizim stabil me energji elektrike për qytetarët.

“Ajo që neve na intereson është se çka duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës, çka duhet të bëjë Qeveria që të ketë rrymë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Tahiri shtoi se në takim kanë ngritur si shqetësim tri çështje për energjinë elektrike.

“Sot takuam drejtorin e KEDS-it nga i cili u informuam për punën dhe zhvillimin dhe përgatitjet për sezonin e dimrit. Ne ngritëm si çështje se sa është përgatitur KEDS-i në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë energji elektrike dhe çështja e dytë kishte të bëjë drejtpërdrejt me raportet me KEK-un dhe Qeverinë. Dhe, së treti, u interesuam nëse ka ndonjë veprim bashkë me Qeverinë në raport me kontratave afatgjatë”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të nisë themelimin e task forcës.

“Ne kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të nisë themelimin e task-forcës, në mënyrë që të ballafaqohet më një problem që do të jetë real”, tha ai.

Ndërkaq deputeti tjetër i AAK-së Pal Lekaj theksoi se Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap për kontrata afatgjata, çka sipas tij çmimi i energjisë elektrike mund të rritet.

“Sa i përket vizitës së stome ne ishim që të komunikojmë dhe të informohemi drejt dhe mirë për përgjegjësinë që e ka KEDS-i, sa i përket shtrirjes së rrjetit dhe mirëmbajtjes së rrjetit, që mos të ketë avari dhe këta të përgatiten me kohë. Mirëpo, ajo që morëm si informacion, e tha edhe me të drejtë edhe shefi i grupit parlamentar se KEDS-i është i shqetësuar sa i përket furnizimit me rrymë, pasi Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për kontrata afatgjate, sepse nëse tri ditë ka qenë MW 257 euro, sot është 404 euro. Paramendoje, në ditët në vijim sa mund të shtrenjtohet (rryma), dhe ne lusim qeverinë që të merr hapat e duhur, që të mos të vijë që ne të kemi krizë energjetike”, tha ai./KP/

Gjithashtu lexoni:

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

TAGGED: Energjia, tAHIRI
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?