KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historitë nën rrënoja, dëshpërim në Siri: U mësuam me bombat, por jo me tërmetet! (VIDEO)
Botë

Historitë nën rrënoja, dëshpërim në Siri: U mësuam me bombat, por jo me tërmetet! (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 23:26 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Jemi mësuar me bombat dhe raketat, por jo me tërmetet!” Kështu shprehet mes lotësh, nga baba sirian që lëkundja e pamëshirshme e tokës i mori 6 fëmijë dhe bashkëshorten, por i kurseu 3. Teksa shtrëngon zemërthyer, veshjet e fëmijëve të humbur në duar tregon mes dhimbjes se si pas tërmetit ishte lutur që të paktën të shpëtonte gjallë vetëm një prej tyre.

“Dola nga shtëpia dhe thash- të lutem Zot, bëj që të shpëtoj të paktën njëri prej fëmijëve. Thirra emrat e tyre, po askush nuk mu përgjigj; mendova se kishin vdekur të gjithë, por më vonë, disa djem erdhën dhe më thanëse 3 prej tyre ishin gjallë. Falenderoj Zotin”, shprehet Naser Al Wakaa.

Jusufi 25-vjeçar, është një tjetër sirian që tërmeti e goditi rëndë. Teksa ecën mes rrënojave të godinave të shkatërruara në Aleppo, ai rrëfen se si gjithë familje prej 5 pjesëtarësh, ishte shuar në një sekondë.

“E gjithë familja ime vdiq; babai, nëna, vëllai motra dhe nipi. Nuk mund ta besoj; nuk mundem”, tha Jusuf.

Tariq Haidar, u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në Jandaris të Sirisë pas 42 orësh. Ekipeve të shpëtimit ju desh të gërmonin për orë me duar për ta shpëtuar, por fatkeqësisht 3-vjeçarja që mund të shihte sërish dritën e diellit, nuk do të shohë dot asnjë prej familjarëve të saj.

Tërmeti la pa familje edhe vogëlushen që lindi në rrënoja, imazhi i të cilës u bë simbol i shpresës pas tragjedisë. E kanë quajtur Aya, mrekulli në Arabisht, dhe mijëra vetë nga e gjithë bota janë ofruar ta adoptojnë. Kur lindi, kërthiza e saj ishte ende e lidhur me atë të nënës, por kjo e fundit bashke me fëmijët e tjerë nuk ja doli dot.

Ato që vijnë nga Siria e pas tërmetit; janë kronika të një tragjedie të paimagjinueshme. Pas një konflikti të tejzgjatur 12-vjeçar, që i mësoi të jetonin mes frikës dhe mjerimit; tërmeti shembi edhe atë pak shpresë që kishte mbetur për një të ardhme të mirë. Njerëzit duken të sfilitur; teksa presin me ankth lajme për të afërmit nën rrënoja, ndërsa mjetet për nxjerrjen e tyre dhe ndihmat mungojnë.

“Ata thirrën emrin tim, por isha nën rrënoja dhe nuk bërtisja dot. Ata më thërrsnin, por nuk mund të më arrinin dot, deri në ditën e 3-të ose të 4-rt, nuk mbaj mend”, tha Nuhaddaëood.

Mbi 3 mijë persona janë konfirmuar të vdekur në Siri pas atij që klasifikohet mes 7 tërmeteve më vdekjeprurëse të shekullit, por shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta. Shefi i OKB, Antonio Guterres, tha se njerëzit po vdesin në Sirin veriperëndrimore dhe bëri thirrje për më shumë ndihma dhe personel në zonat e kontrolluara nga opozita. 

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?