Të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dëshmuar Xhemile Osmanaj kundër të akuzuarit për krime lufte, Muhamet Alidemaj.
69-vjeçarja para turpit gjykues tregoi torturat që thotë se ia bëri Alidemaj më 8 mars 1999.
Sipas Osmanajt, i akuzuari nuk ngurroi të flasë edhe gjuhën amë, dhe jo vetëm një herë.
Përballja mes të dyve, nuk qe e vetmja, njofton Klan Kosova.
Dëshmitarja, para trupit gjykues të premtën rrëfeu edhe për një rast kur Alidemaj bashkë me të uniformuar serbë i hynë në shtëpi ku ia kontrolluan çdo cep.
69-vjeçarja që burrin e kishte pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se aty edhe përjetoi dhunë nga i akuzuari.
Veshjet e Alidemajt në këtë takim e edhe bashkëpunëtorëve të tij, kjo thotë se i mbanë mend mirë.
Bile, të freskëta i ka edhe rastët kur civilët shqiptarë u vranë në kolonë kur deshtën të ikin nga Izbica.
Dëshmia e Xhemiles, ishte e dyta në procesin gjyqësor kundër ishte dëshmitari i parë i këtij Alidemajt që u arrestua para një viti në pikën kufitare në Jarinjë. Vazhdimi i saj është planifikuar të mbahet javën e ardhshme.


