KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet QMF në Gllamnik të Podujevës, Bulliqi: Do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve
EkonomiShëndetësi

Përurohet QMF në Gllamnik të Podujevës, Bulliqi: Do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve

Kosova News
Kosova News 14:09 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë një konference për media, tha se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia u dakorduan që të fillojnë shërbimet specialistike në Spitalin e Podujevës. Ai tha se pak a shumë kushtet teknike dhe infrastrukturore janë kryer, por që tha se i mbetet ministrisë dhe ShSKUK-së të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet.

Ai tha se Qendra e Mjekësisë Familjare në Gllamnik të Podujevës është ndërtuar falë bashkëpunimit të mirë me Katarin dhe komunën e Podujevës. Ai u shpreh se komuna ka ndarë 55 mijë euro, derisa pjesa tjetër është bërë nga Katari.

“Ne si komunë kemi participuar një shumë prej 55 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 220 mijë eurove në total sa është vlera e ndërtimit të këtij objekti është nga Katari. Po shihni që kemi të bëjmë me një objekt të kompletuar, i cili do i plotësoj kërkesat e nevojat edhe të qytetarëve, por njëkohësisht edhe të stafit mjekësor që do të punojnë këtu. Jemi shumë të lumtur që tashmë e kemi këtë objekt për arsye se ky objekt është në një lokalitet prej lokaliteteve më të mëdha në komunën e Podujevës.”, tha ai, me ç’rast e falënderoi ministrin Vitia për vizitën në komunën e Podujevës.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se problemet infrastrukturore në Podujevë, Bulliqi i kishte çuar në një stad që mund t’iu kenë lakmi jo vetëm komunat tjera, por edhe regjioni, siç tha, duke i parë dy objektet që sot i vizitoi me Bulliqin.

Ai tha se shumë shpejt qytetarët e komunës së Podujevës do të punojë çdo ditë që t’i kenë edhe shërbimet sekondare, që të mos kenë nevojë për intervenime të vogla të shkojnë në Prishtinë.

“E njoftova kryetarin që si Ministri e Shëndetësisë jemi shumë të përkushtuar që shërbimet sekondare fillimisht në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike sa më shpejt me disa grupe pune, bashkë me komunën e Podujevës të fillojmë për qytetarët e komunës së Podujevës, sepse natyrisht sa më afër i kanë këto shërbime, aq më mirë edhe aq më lehtë i marrin këto shërbime e sidomos në kushtet në të cilat kryetari, komuna dhe miqtë tanë si Katari në këtë drejtim në këtë objekt kanë investuar për ta bërë shëndetësinë primare në Podujevë. Në nivelin që sot e pashë dhe mund të them pa asnjë dyshim, jam shumë i kënaqur dhe shumë i befasuar për të mirë…Dhe thash po ashtu së bashku me kryetarin dhe me stafin shumë shpejt qytetarët e komunës së Podujevës do të punojë çdo ditë që t’i kenë edhe shërbimet sekondare, që të mos kenë nevojë për intervenime të vogla ose për referime, të cilat mund të kryhen brenda komunës, të shkojnë në Prishtinë. ”, tha ai, duke shtuar se me Bulliqin do të ketë edhe takime të tjera pune.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?