KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
Politikë

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Kosova News
Kosova News 08:28 -10/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nis sot takimet me liderët e partive parlamentare për diskutimin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës

Takimi i parë do të zhvillohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në orën 09:00 në Kuvendin e Kosovës.

Ftesën e Kurtit e ka pranuar PDK-ja, ndërsa Hamza ka deklaruar se partia e tij do të marrë pjesë në takim me qasje konstruktive, duke theksuar se diskutimet duhet të fokusohen te prioritetet dhe vizioni qeverisës, e jo te ndarja e pozitave.

“Nuk jam kundër takimeve, mirëpo para se me fol për pozitat, është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen”, ka deklaruar Hamza.
Pas takimit me Hamzën, Kurti do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi LVV-LDK është paraparë të mbahet në orën 18:00, ndërsa Abdixhiku ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.

Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se kjo është hera e parë që dy liderët kanë një komunikim zyrtar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe se takimi do të zhvillohet në formatin “1+1”.
Në anën tjetër, kryetari i Aleancës, Adrian Gjini, ka refuzuar takimin me Kurtin, duke bërë të ditur se qëndrimi i partisë së tij mbetet ai i shprehur më 26 qershor.

Gjini ka publikuar përgjigjen zyrtare të AAK-së, ku thuhet se partia mbetet e gatshme të kontribuojë për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, por në bazë të ofertës së saj të paraqitur më herët.
Konsultimet e Kurtit me partitë parlamentare zhvillohen pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe nisjes së afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 10/07/2026 10/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?