KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj: Aktakuza ndaj meje është e qëllimshme dhe politike
ArsimLajme

Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj: Aktakuza ndaj meje është e qëllimshme dhe politike

Kosova News
Kosova News 23:43 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykimin e Ramë Vatajt, ish-rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, i akuzuar se ia ka cenuar të drejtën e punësimit kandidatit Vehbi Miftari, Gjykata e Prizrenit të mërkurën ka aprovuar propozimet e të dëmtuarit për dëgjimin e dëshmitarit dhe sigurimin e audio-incizimeve nga mbledhja e Senatit.“Gjykatës i propozoj që në cilësinë e provave të merret parasysh-sigurohet audio-incizimi i mbledhjes së Senatit, ku dëgjohet dhe shihet se ka thënë: “Ai person nuk mund të pranohet deri sa jam unë rektor”” – ka thënë Miftari.

I dëmtuari Vehbi Miftari tutje ka propozuar që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet edhe anëtari i kolegjiumit të dekanëve, Artan Dermaku, me të cilin, sipas të dëmtuarit, Ramë Vataj kishte diskutuar për proceset zgjedhore të Universitetit dhe konkursit.Propozimet e të dëmtuarit u aprovuan nga gjykatësi i çështjes, Fatmir Krasniqi.Fillimisht në këtë gjykim prokurori Shahadin Destani ka bërë precizimin e aktakuzës.Prokurori Destani ka theksuar se Ramë Vataj po akuzohet se nga data 30 shtator 2017 deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti”, ka shkelur dispozitat e nenit 5, paragraf 5.1 dhe 5.2 të Ligjit mbi Inspeksionin e Arsimit në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, Vataj nuk e ka zbatuar vendimin e Sektorit të Inspeksionit në Prizren, i cili është bërë i plotfuqishëm më 30 shtator 2017, me të cilin vendim ishte urdhëruar ta rishqyrtojë konkursin e datës 1 gusht 2016.“I pandehuri si udhëheqës kryesor i institucionit nuk e zbaton vendimin sipas të cilit urdhërohet Universiteti i Prizrenit të rishqyrtojë konkursin e datës 1 gusht 2016 për lëndën si në vendim; të themelojë komisionin recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat secifike të publikuara në konkurs, të garantojë respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtojë barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs dhe Universiteti të përzgjedhë komisionin recensues të veçantë për çdo fushë”-u shpreh prokurori Destani.Sipas Prokurorisë, ky vendim nuk është zbatuar nga ana e të pandehurit me ç’rast të dëmtuarit i janë mohuar apo kufizuar të drejtat në punësim.

Por aktakuzën e ngritur kundër tij Vataj e ka konsideruar të qëllimshme e politike.Vataj u shpreh se me rastin e pranimit të stafit akademik, rektori nuk ka qasje apo vendimmarrje në këtë proces.“Rektori është vetëm pjesë e vendimmarrjes, kurse vlerësimet për të punësuarit i merr fakulteti-komisioni recensues. Pas komisionit është komisioni i studimeve që e përfaqëson Senati. Kur këto dy komisione japin vlerësime atëherë vendos Senati. Në këtë rast konkret rektori as që ka qasje për vendosje apo vendimmarrje”- ka thënë Vataj.

Seanca e radhës u caktua për më 6 mars.Ramë Vataj akuzohet se nga data 30 shtator 2017 e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në cilësi të rektorit të Universitetit, ua ka mohuar apo kufizuar personave të tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.Sipas Prokurorisë, ai nuk e kishte zbatuar vendimin e Sektorit të Inspeksionit të Arsimit në Prizren të datës 14 shtator 2017, përmes të cilit urdhërohej Universiteti që të rishqyrtojë konkursin e datës 1 gusht 2016.Sipas organit të akuzës, Vataj në atë vendim ishte urdhëruar të themelojë komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantojë respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtojë barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedhë komision recensues të veçantë për çdo fushë.Me këtë ai akuzohej se ka kryer veprën penale – cenim i të drejtës në punësim.Për këto akuza, Vataj në dhjetor të vitit 2021 ishte dënuar me 1,500 euro gjobë.Por, pas ankesës nga mbrojtësi i të akuzuarit, Labinot Vata, çështja është kthyer në rigjykim./Kallxo.com

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?