KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Flaka e Janarit”, me akademi kushtuar heronjve të çështjes kombëtare
Lajme

“Flaka e Janarit”, me akademi kushtuar heronjve të çështjes kombëtare

Kosova News
Kosova News 23:12 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Flaka e Janarit 2023”, manifestim ky shumëkulturor që tash e 32 vjet tradicionalisht mbahet në Gjilan, këtë të martë ka vazhduar me Akademinë e Flakës, e cila u dedikohet heronjve të rënë në janarin e acartë, por edhe në janarin e lirisë.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, në hapje të Akademisë së “Flakës së Janarit 2023”, ka theksuar se janari është muaji kur Gjilani i drejtohet kombit, është kryeqendër kulturore e shqiptarëve.

“Muaji i janarit është muaj i acartë e i ngrohtë, pasi ky muaj në Gjilan mbledh mijëra artdashës nga të gjitha trevat shqiptare”, tha kryetari Hyseni.

Ai theksoi se Gjilani, si qytet i kulturës e i artit, po e vazhdon traditën që me vlera artistike të nderojë dëshmorët e kombit, “vlera më e madhe që e kemi si shoqëri”.

“Këtë vit sërish po shënojmë përvjetorët e rënies së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, përvjetorët e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës”, ka thënë kryetari i Gjilanit, i cili ka kërkuar që vlerat e tyre të larta të barten tek brezat e ardhshëm, ngase “koha e rrezikshme për të kontribuar për vendin tashmë ka kaluar, andaj çdo gjeneratë e re që vjen duhet të ndjekë shembullin e dëshmorëve në përkushtimin e tyre për kulturë, dituri e edukatë, ndërsa sakrifica e tyre për vendin duhet të jetë shembull i angazhimit tonë dhe e punës sonë për të ecur drejt të ardhmes”.

“Në kohë lirie kërkohet vetëm punë e përkushtim, ndërsa në kohë lufte kërkesa mund të jetë shumë më e shtrenjtë e kjo mund të jetë edhe jeta e njeriut”, ka thënë Hyseni, teksa shtoi se dokumentari kushtuar dëshmorit Xhevat Qerimi është forma më e mirë për të dëshmuar se si ruhet kujtimi për dëshmorët deri në përjetësi dhe që sigurojnë se e kaluara mbetet në kujtesën tonë, ndërsa është garanci që pushtimet e okupatorët as nuk përsëriten e as nuk kthehen.

“Ne nuk mund të jemi dëshmorë të luftës, ngase këtë obligim e kanë kryer para nesh të tjerët, por ne mund të bëhemi heronj të paqes, të zhvillimit e të mirëqenies”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Hydajet Hyseni, njëri nga nismëtarët e “Flakës së Janarit”, në këtë akademi ka thënë se nismëtarët e saj janë pikërisht ata që po përkujtohen dhe se “Flaka…” ka kuptim të plotë duke kujtuar ngjarjet historike në vazhdimësi, që nga acari i ftohtë i janarit pas Luftës së Dytë Botërore, demonstratat e vitit 1968 e 1981, të cilat tha se tundën dhe nisën rrënimin e ish-Jugosllavisë e deri te lufta çlirimtare e fitimtare.

“Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, po i bashkonin këto dy gjenerata, po internacionalizonin çështjen e pazgjidhur shqiptare, andaj porosia e bashkimit të tyre duhet të na shërbejë edhe sot dhe se përvjetorët e tyre duhet të na gjejnë edhe më të bashkuar”, ka thënë Hydajet Hyseni, veprimtar i çështjes kombëtare.

Në këtë akademi, Kori i Universitetit “Kadri Zeka” ka interpretuar këngë korale, të kompozuara nga dr. Drita Kryeziu, njëherësh edhe dirigjente, kurse më pas është dhënë një kronologji e “Flakës së Janarit” që nga themelimi i saj edhe atë nga këndvështrimi i revistës letrare “Agmia”, nga ku janë përzgjedh pjesë nga secili i vit i “Flakës..” e që janë interpretuar nga moderatorja Alisë Bekteshi.

Është dhënë edhe një dokumentar kushtuar heroit Xhevat Qerimi, ku është përmbledhur tërë veprimtaria e heroit, kontributi i të cilit në arritjen e lirisë është i pamohueshëm.

Gjithashtu lexoni:

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?