KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së: Kurti duhet të hetohet se për kë punon
Lajme

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së: Kurti duhet të hetohet se për kë punon

Kosova News
Kosova News 20:20 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka komentuar deklarimet e kryeministrit Kurti, i cili Oliver Ivanoviqin të martën e quajti njeri që ka punuar për interesat e komunitetit të tij dhe porositi që të ruhej kujtimi për të.

Jashari këtë deklarim e ka quajtur pafytyrësi, pasi sipas tij, Kurti në këtë formë e ka shpallur hero politikanin serb.

 “Kjo është pafytyrësia e radhës e kryeministrit Albin Kurti. Në vend se të kërkojë në përputhje me Kushtetutën, në vend se të kërkojë te instancat ndërkombëtare gjithë ato që ka bërë Serbia, ky kryeministër mendoj se e ka gabim dhe është një qeveri e mjerë përderisa vjen deri në këtë nivel që një kriminel të luftës në njëfarë forme ta shpallë hero”, ka thënë Jashari në emisionin ”Ditari” në Tëvë 1.

Ai ka pyetur se si do të ndjehen veten pas këtyre deklarimeve anëtarët e Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë në luftë .

“Unë do t’i pyesja të gjithë ata që qëndrojnë në politikën e ditës, të gjithë ata që qëndrojnë në institucione në përgjithësi dhe ata që qëndrojnë afër kësaj qeverie, më vjen keq që ka shumë persona në këtë qeveri ka shumë njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke qenë pjesë e rëndësishme e luftës së lavdishme të UÇK-së, si do ta ndjenin veten në këtë moment ata”, ka shtuar Jashari.

Në fund ai ka bërë thirrje që të hetohet kryeministri pas këtyre deklaratave.

“Mendoj që edhe këto institucione, edhe shoqëria civile duhet të reagojnë por mbi të gjitha institucionet e vendit duhet ta hetojnë këtë kryeministër. Mendoj se kjo Qeveri do të duhej të deklarohej se për kë punon dhe mendoj se ajo nuk do të duhej të nxirrte këso deklarata në këtë kohë e në këtë moment dhe mjerisht të shkel mbi gjakun e dëshmorëve, t’i lëndojë gjymtyrët e invalidëve dhe krejt veprimtarinë që e kanë bo”, ka vazhduar Jashari.

“Veprimtaria e mëhershme e tij [Oliver Ivanoviqit] e ka dëshmuar që ka qenë një kriminel që ka punuar për të larguar, dëbuar, vrarë dhe shfarosur shqiptarët”, përfundoi Jashari.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?