KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cilët qytete në rajon posedojnë teleferik?
Rajon

Cilët qytete në rajon posedojnë teleferik?

Kosova News
Kosova News 20:50 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Majet e maleve prej kohësh janë shndërruar në pjesë e pandarë e qyteteve urbane. Drejt tyre zakonisht njerëzit ngjiten me automjete ose në këmbë. Por, prej vitesh në disa qytete të Ballkanit janë ndërtuar teleferikët të cilët në masë të madhe ua kanë lehtësuar qytetarëve qasjen deri tek ajri i pastër dhe ambienti i qetë.

Teleferikët gjithashtu janë vendosur në hartat turistike të qyteteve të rajonit. Disa prej tyre e identifikojnë edhe historinë e re të qyteteve.

Në vazhdim gjeni qytetet e Ballkanit në të cilët funksionojnë teleferikët turistikë.

Teleferiku i Trebeviqit – Sarajevë

Teleferiku i Trebeviqit – Sarajevë

Teleferikët në qendrat e skijimit janë mjaft të njohura ndër popull. Mirëpo, të rralla janë qytetet të cilët brenda lagjeve të tyre ose në rrethinë disponojnë me një mjet të tillë transporti për nevojat e vendasve ose turistëve.

Teleferiku i Trebeviqit, i njohur më mirë si teleferiku në zhargonin e Sarajevës, u hap zyrtarisht më 3 maj të vitit 1959 dhe lidhi Bistrikun (583 m/mb.n.) me Trebeviqin (1160 m/mbb).

Gjatë rrethimit të Sarajevës (1992-1996), teleferiku, së bashku me stacionin e nisjes dhe mbërritjes në Trebeviq, u shkatërrua plotësisht.

Rikthimi i teleferikut në Sarajevë ndodhi 22 vjet pas përfundimit të luftës, respektivisht më 6 prill të vitit 2018. Bileta kthyese e vozitjes me teleferik deri në vendin panoramik Trebeviq kushton 2 euro.

Teleferiku Tiranë-Dajt

Teleferiku Tiranë-Dajt

Ambientin e Malit të Dajtit në Tiranë, prej vitit 2005 vendasit dhe vizitorët e huaj mund ta shijojnë nëpërmjet teleferikut. Punimet për ndërtimin e këtij teleferiku zgjatën dy vjet.

Gjatësia horizontale e këtij teleferiku është 4.182 metra, shpejtësia e lëvizjes 4-7 metra për sekondë, kapaciteti 360 persona në orë dhe koha e udhëtimit 13 minuta.

Mali Dajti ofron aktivitete të ndryshme për vizitorët duke nisur nga lojën e minigolfit, duke e bërë klubin e parë të këtij lloji në Shqipëri.

Pjesë e këtij kompleksi turistik është po ashtu edhe Parku i Aventurave, aktraktiv sidomos për fëmijët. Njëkohësisht hapësirën e Malit Dajt e shfrytëzojnë të apasionuarit pas çiklizmit malor.

Çmimet për shfrytëzimin e teleferikut të Tiranës fillojnë nga 8 euro e sipër.

Teleferiku i Vodnos në Shkup

Teleferiku i Vodnos në Shkup

Ndër lokacionet më të vizituara në Shkup është Mali Vodno. Ngjitja me biçikleta dhe në këmbë ka qenë prej vitesh rutinë e shumë qytetarevë të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Nga viti 2011 ngjitja në maje të këtij mali mund të bëhet edhe me anë të teleferikut.

Lartësia e Malit Vodno është 1.750 metra. Stacioni i teleferikut është i ndërtuar në një lartësi prej 570 metrash mbi nivelin e detit. Gjatë fundjavës dhe kohës së festave shfrytëzohen më tepër shërbimet e këtij teleferiku.

Bileta kthyese e teleferikut kushton 1,60 euro.

Marrëveshja për teleferikun e Kalasë së Prizrenit

Trashëgimia kulturore dhe historia shumëvjeçare e bëjnë qytetin e Prizrenit në Kosovë ndër vendet më të vizituara, qoftë nga vendasit apo turistët e huaj. Objektet e shumta historike (fetare), përfshirë Kalanë e Prizrenit janë simbol i këtij qyteti historik.

Lartësia e Kalasë së Prizrenit nga qendra është mbi 500 metra. Kjo sipas autoriteteve është një sfidë për shumë vizitorë që të kenë qasje në këtë lokalitet. Andaj, ditë më parë pushteti lokal dhe ai qendror nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e teleferikut, i cili do të mundosjë një rrugë alternative për vizitën e kalasë dhe njëkohësisht shijimin e pamjes piktoreske të qytetit të Prizrenit.

Ndryshe, një nismë e tillë në Prizren ishte ndërmarrë edhe në vitin 2017, megjithatë realizimi kishte dështuar shkaku se ai, sipas drejtuesve komunalë, ka qenë në kundërshtim me disa dispozita ligjore.

Teleferiku i Prizrenit një nga investimet më të mëdha të Ministrisë, Totaj ankohet: Qeveria projektet po i çon në komunat e LVV-së

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?