KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: S’kam interes të përfshihem në jetën politike në Kosovë
Politikë

Rama: S’kam interes të përfshihem në jetën politike në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:49 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është i painteresuar të përfshihet në jetën politike të Kosovës. Duke mohuar çfarëdo raportimi se ka qëllim të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i Qeverisë shqiptare tha se Qeverinë Kurti mund të rrëzojë vetëm një protestë e vet Kurtit. Me kryeministrin kosovar, Rama tha se ka raporte miqësore që do të jenë të tilla gjithmonë.

Pas mbledhjes së dy qeverive, Rama në konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Kurti, tha se me qeverinë aktuale në Kosovë është shkalla më e lartë e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve nënshkruara, përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruara të kaluarën. Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt dhe jo arsye të tjera për të bërë spekulime të natyrës politike. Unë jam tërësisht i pa përfshirë dhe i pa interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, tha ai.

Rama, ritheksoi dallimet me palën kosovare sa i përket “Ballkanit të Hapur”, mirëpo tha se një gjë e tillë nuk i ndan nga Kosova.

“Është e vërtet që ‘Ballkani i Hapur’ nuk na bashkon, por ama është po kaq e vërtet se ‘Ballkani i Hapur’ nuk na ndan. Kjo do të thotë se në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, kjo nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme në këtë pikë nuk do të na pengojnë se në marrëdhëniet bilaterale ne të ecim përpara. Ashtu sikundër, porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë që ne jetësojmë në ‘Ballkanin e Hapur’, duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën. Konkretisht, operatorët ekonomikë të autorizuar që do të thotë dhënia të gjithë kompanive që kontribuojnë në volumin tregtar mes dy vendeve dhe që nuk kanë risk të lartë, që do të thotë që nuk janë të dyshuara për veprimtari të paligjshme e një autorizimi për të pasur një korridor pa asnjë kontroll në pikën doganore. Këtë e kemi të jetësuar sot në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe këtë duam të jetësojmë edhe me Kosovën dhe do ta jetësojmë së shpejti”, shtoi ai. ai.

Duke ironizuar për raportet e tij me presidentin serb, Rama tha se ai është vëllai i Vuçiqit.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vetë, nuk ka kush e rrëzon, kështu që nuk ka lidhje kjo… Unë dua ta përsëris që me Albinin kemi një marrëdhënie që është e kahershme, që është shumë miqësore e që do të jetë e tillë gjithmonë, por juve ju duket si shaka, por kjo është e vërteta. Ne jemi njëkohësisht njerëz me bindje të forta e të gjesh tani njerëz me bindje të forta që kanë dakordësi për çdo gjë do të thotë që atyre ose u janë dobësuar bindjet ose nuk i kanë pasur ndonjëherë të forta. Në këtë pikë ne jemi absolutisht të qetë mendoj unë e këtë e tregon fakti që po të jeni kur ne jemi bashkë, e po të shikoni volumin e qeshjeve dhe të auto-ironisë që na bashkon reciprokisht, mbase do habiteni e pastaj do thoni që jo, ky nuk qenka vëllai i Vuqiqit por qenka vëllau i Albinit. Kështu që më lini të rri vëllai i të dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”, tha ai.

Krahas këtyre, Rama para gazetarëve paralajmëroi miratimin e një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me Gjykatën Speciale.

Derisa bëri të ditur se në shtator do të t’i drejtohet Këshillit të Evropës, lidhur me pabazueshmërinë dhe influencën ruse në raportin e Dick Marty.

“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë e unë do të shkoj personalisht në Strasburg në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’ju drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt, i cili bëhet gjithmonë e më shqetësues në këndvështrimin tim dhe këndvështrimin tonë, që është pabazueshmëria totale të raportit të Dick Marty si dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë e të trafikut të organeve, duke pasur parasysh që akuza e trafikut të organeve është një akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera, nga ana e propagandës ruse, duke pasur parasysh që dhe në Këshillin e Sigurimit Rusia ka goditur përsëri me një fjalim të ambasadorit të saj, duke u kthyer tek trafiku i organeve e duke pasur parasysh që në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nuk ka as edhe një fakt të lidhur me Dick Marty në raportin e tij që ishte shkaku pse u mor gjithë rruga për të shkuar tek gjykatat speciale. Për këtë, dikush duhet të hapi veshët, në mos të përgjigjet, pro të paktën duhet të dëgjojë. Bota këtë duhet ta dëgjojë. Sponsoret e atij tribunali duhet ta dëgjojnë. Ai tribunal është projektuar për ti dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga Dick Marty. Nuk ka asnjë gjë në atë aktakuzë dhe ne kemi të gjithë të drejtën të besojmë që këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën, aspak dashamirëse me shqiptarët, që e kanë nxitur këtë raport”, tha ai.

Rama ritheksoi, po ashtu nevojë ne arritjen se marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim njohjen reciproke. Ai tha se rajonit nuk i duhet një Serbi e radikalizuar./kp/

Gjithashtu lexoni:

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

TAGGED: jeta politike, marredheniet, Qeveria, Rama
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?