KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Me Kurtin sa herë që takohemi qeshim jo pak, në nëntor të mbahet Kuvend i përbashkët Shqipëri-Kosovë
Politikë

Rama: Me Kurtin sa herë që takohemi qeshim jo pak, në nëntor të mbahet Kuvend i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:58 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në hapje të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, pati një falënderim të veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndonëse shpeshherë është folur për raportet jo shumë të mira mes të dy kryeministrave, Rama tha se është kënaqësi e veçantë sa herë që takohet me Kurtin.

“E falënderoj në veçanti Albinin, dhe është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson që kur e them që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”, tha Rama.

Rama i propozoi Kurtit që në nëntor të kenë një Kuvend të Përbashkët për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Kurti në hapje të mbledhjes: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar

Rama foli edhe për çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku tha se nuk mendon se është e nevojshme që në këtë sezon të ketë kolona të kontrollit të automjeteve.

“Besoj që kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri viteve të mëparshme, dhe radha të kontrolleve një për një të veturave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur se ka përfunduar faza e parë e grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar,

“Jam shumë i lumtur që së bashku me Albinin të dorëzojmë abetaret e unifikuara”, tha Rama, duke shtuar që kjo abetare do të shkoj tek të gjithë fëmijët shqiptarë dhe në diasporë.

Lexo edhe:

Fillon mbledhja e dy qeverive, Rama pritet me nderime shtetërore nga Kurti

Gjithashtu lexoni:

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

TAGGED: Albin Kurti, Edi Rama, Mbledhja e dy qeverive, Mbledhja e Qeverive Kosovë-Shqipëri, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?