Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të merret me gjendjen në veri.
Ai ka thënë se situata në veri i shërben vetëm Rusisë dhe Serbisë dhe se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bie në kurthet serbe.
“Kujt i shërben situata në veri? Serbisë dhe Rusisë. Kujt nuk i duhet? Kosovës dhe miqve perëndimorë. Të qenurit i izoluar në mes të malit ne ambient armiqësor, qëndrimi i gjatë është stresues, është qetësi shurdhuese. Po flas që nga të gjithë ne e në veçanti nga kryeministri të kuptohet pesha e situatës së krijuar. Kundërshtari i Kosovës është i krijuar nga kurthet, operon me kurthe. Andaj sot veç një detyrë e ka kjo qeveri të mos vazhdojë të bije në kurthet e Serbisë. Të njohësh armikun është detyrë dhe përparësi e madhe”, tha deputeti Quni në seancën e Kuvendit.


